PS:Qeveria arrogante me institucionet ndërkombëtare

PS akuzon qeverinë Berisha për arrogance dhe papërgjegjshmëri në raport me institucionett financiare ndërkombëtare. Pas deklaratës së ministrit të financave Ridvan Bode se projekti për menaxhimin e bregdetit të jugut do të realizohet nga vetë qeveria nëse Banka Botërore e anullon projektin, PS nëpërmjet Arben Malajt i bën thirrje qeverise të mos sulmojë në distance institucione kaq të rëndësishme si Banka Botërore. "Nuk duhet të ketë më deklarata në distancë me institucionet ndërkombëtare financiare të cilat na kanë dhënë mbështetjen maksimale",tha Malaj.Projekti për zhvillimin e bregdetim e jugut është vënë në qender të debateve politike pasi Banka Botërore për shkak të parregullsive e pezulloi financimin për këtë projekt.