E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI:Të gjithë opozitarët të jenë pjesë e fushatës "Berisha ik"

Pas deklaratës së dhënë nga zëdhënësja e kryesisë socialiste Mimi Kodheli, ka reaguar LSI, sipas së cilës retorikat e Kodhelit janë bajate. Nënkryetarja e LSI-së,Erisa Xhixho, u shpreh se "Shqiptarët nuk kanë nevojë për një rrokadë brenda kastës së kupolës mafioze politike të përfaqësuar nga Rama e Berisha të cilët janë lidhur nëpërmjet shtyllës kurrizore të korrupsionit si dy vëllezër siamezë". Sipas saj, "Qytetarët shqiptarë kërkojnë ndyshimin e vërtetë në zgjidhjen e problemeve që ato i shqetësojnë si varfëria,papunësia,dhe kriza ekonomike". Xhixho u bëri thirrje që të gjithë opozitarët e vërtetë të bëhen pjesë e fushatës "Berisha ik" të datës 15 mars në sheshin "Skënderbej".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›