Meta në Fier, u premton të rinjve vende pune
Në një takim të zhvilluar me të rinjtë fierakë, kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka premtuar më shumë punësim për këta të rinj nëse zgjedhin LSI si forcë për të qeverisur 4 vitet e ardhshme. Gjithashtu u ka premtuar atyre një Shqipëri Evropiane.
FIER- Kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i’u ka premtuar të rinjve Fierake më shumë punë nëse ata zgjedhin LSI në katër vitet e ardhshme.
Meta ka theksuar para të rinjve të LSI-së se shqiptarët meritojnë një Shqipëri ku njerëzit të mos vriten si në Gërdec për bukën e gojës dhe një Shqipëri ku të gjithë të kenë mundësi edhe për të punuar e për të ndërtuar mirëqenien e familjes dhe të kombit, vetëm nëpërmjet punës.
“Një Shqipëri ku njerëzit të mos vriten si në Gërdec për bukën e gojës, një Shqipëri ku njerëzit të mos vriten si në Bulqizë sepse nuk kanë se ku të shkojnë, një Shqipëri ku të gjithë të kenë mundësi për të punuar dhe përmirësuar mirëqenien e familjes se tyre”- tha Meta gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e kësaj force politike.
Më tej Meta tha se ”Premtimi ynë përpara të gjithë të rinjve dhe përpara të gjithë shqiptarëve është punësim për çdo shqiptarë që kërkon të punojë brenda 4 viteve të ardhshme”. (a.r/balkanweb)