Italianët : Energji me anë të erës për Pukën.
Rrethi I Pukës brenda një periudhe të shkurtër kohore do të jetë kryeqendra shqiptare e prodhimit të Energjisë Elektrike nga burime të ripërsëritshme siç është era. Sipas studimeve që janë bërë kompania italiane BONCOM AL ka arritur në përfundimin se Pukaështë rrethi i parë në vendin tonë për shpejtësitë e erërave në lartësitë kodrinore çka favorizon dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë euliane. Në takimet e zhvilluar në institucionin e prefekturës drejtori ekzekutiv i kompanisë BONCOM-AL, Xhovani Zampini u ka kërkuar krerëve lokalë, të autorizojnë përmes vendimeve që kompania e drejtuar prej tij të investojë në të gjithë komunat dhe bashkitë e Pukës për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë me anë të erës.