E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianet, 2 milione euro per jetimet shqiptare

Koperacioni italian per Zhvillim i Ministrise se Jashtme italiane dhuron 2 milione euro per mbrojtjen e te drejtave te jetimeve ne Shqiperi. Nje iniciative e tille ka per qellim t'u asistoje institucioneve shqiptare per permiresimin e kushteve te jetes dhe mbrojtjen e femijeve e adoleshenteve te braktisur, apo ne rrezik per veshtiresi sociale. Gjate takimit te djeshem me kete rast, u prezantua edhe permbajtja e projektit, qe do te mbeshtese kushtetuten e nje Forumi nderministror te Femijes dhe forcimin e Komitetit Kombetar per Adoptimet. Ne kuadrin lokal, veprimet e para pilote per fuqizimin e sherbimeve sociale dedikuar te miturve, do te behen ne zonat e Elbasanit, Shkodres dhe Vlores. Jane parashikuar gjithashtu module trajnuese per funksionaret e administrates qendrore dhe lokale, punonjes sociale dhe personel gjyqesor, kompetente ne fushen e adoptimeve. Ne konference mori pjese ministri shqiptar i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kosta Barka dhe ambasadori italian ne Shqiperi, Saba D'Elia, si dhe perfaqesues te rajoneve italiane te perfshira ne kete program. Sikurse mesohet, bashkite shqiptare do te jene objekt i kesaj nderhyrje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›