E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja, sot dita nderkombetare e hemofilise

Rreth 300 te semure hemofilike jane aktualisht ne vendin tone, nderkohe qe problem mbetet menyra e mjekimit te tyre per vete faktin se medikamentet nuk perfshihen ne listen e rimbursimit. Nderkohe qe ende nuk ka nje projekt per hemofiliket, pasi priten te dhenat nga shoqata, e cila duhet te identifikoje pacientet. Per vete drejtuesit e shoqates, deri me tani ka qene shume e veshtire qe te arrije ne nje perfundim te kenaqshem, pasi sapo hidhen hapat e para, nderrohen ministrat. Ne vendin tone jane afersisht 300 hemofilike, dhe te identifikuar njihen 287. "Kemi bere nje studim per kete para dhjete vjetesh, por tashme gjerat kane ndryshuar me levizjet, duke u larguar jashte shtetit, per te gjetur nje kurim me te mire, keshtu qe duhet bere nje studim i ri", u shpreh drejtuesja e kesaj shoqate, Vera Minga. Nderkohe qe keta persona duhet te marrin mjekimin ne ambientet e shtepise dhe per kete arsye kerkohet edhe identifikimi dhe vendndodhja e tyre. Sot ne diten nderkombetare te hemofilikeve, drejtuesit e shoqates do te kene me shume mundesi te zgjasin doren nga shteti dhe Ministria e Shendetesise per t'i ndihmuar ata persona me semundje gjenetike te lindur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›