E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska me vjeshte stazh edhe per maturantet

Rregullat e reja te matures Prezantohen ndryshimet Me pak kohe ne dispozicion per te zhvilluar 4 provimet

Sistemi i Matures Shteterore per vitin 2011-2012 do te shtrengohet ne krahasim me ate te viteve te kaluara. Kjo do te thote qe maturantet e ardhshem do ti nenshtrohen rregullave me te rrepta per te fituar nje te drejte studimi ne universitetet shqiptare. Ndryshimi apo risia me te cilen do te perballen maturantet ne vitin 2011 ka te beje me zhdukjen e sezonit te vjeshtes. Kjo ka qene deklarata me e fundit e ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj ne takimin me teme Analiza vjetore e matures shteterore per vitin 2010-2011 qarku Tirane.

Sipas Tafajt kjo risi parashikon dy pika kyce. Fillimisht behet e ditur se maturantet edhe pse mund te jene kalues ne testet e detyruara do tju duhet ti nenshtrohen edhe atyre me zgjedhje ne menyre te detyruar. Ne te kundert ministri pohon se te rinjte qe nuk zhvillojne provimet me zgjedhje nuk do te pajisen me diplome pjekurie. Pra tri vitet e gjimnazit nuk do te konsiderohen te perfunduara.

Ndryshimi

Nga ana tjeter Tafaj pohon se me ndryshimet qe pritet te realizohen vitin e ardhshem eshte parashikuar edhe nje tjeter element i rendesishem. Kjo sipas tij ka te beje me sezonin e vjeshtes qe eshte aplikuar per vite me radhe ne te gjitha shkollat e mesme te Republikes se Shqiperise.

Maturantet qe pasi zhvillojne provimet e detyruara apo ato me zgjedhje rezultojne mbetes ne ndonjerin prej tyre do te fitojne te drejten per ti ridhene ato vitin tjeter. Kjo do te thote qe cdo i ri qe per fat te keq nuk ka mundur te dale me rezultate pozitive ne testet e detyruara apo me zgjedhje nuk do te kete shansin e ish- maturanteve te tjere. Pra nuk do te kete nje sezon te posacem vjeshte per ti rizhvilluar ato.

Fakti qe tashme 4 provimet do te jene pjese e diplomes na con ne hapin tjeter qe provimi i matures qofte i detyruar apo me zgjedhje ne rastin kur nuk eshte kaluar me sukses vitin e pare mund te perseritet nje vit me vone - tha Tafaj. Nder te tjera kreu i Arsimit shtoi se ndryshe nga pervojat e kaluara te rinjte do te kene me pak kohe per zhvillimin e testeve te matures.

Ne kemi vendosur qe per maturen e vitit 2011 koha e provimit per lendet e detyruara te jete nje ore e gjysme ndersa per ato me zgjedhje plot tri ore sqaroi ministri. Te rejat e tjera te Matures Shteterore 2011 sipas tij do te jene shtimi i qendrave te vleresimit nderkohe qe eshte persosur sistemi i keshillimit te karrieres.

Kronologji

Ndonese sistemi i Matures Shteterore ka rreth 5 vjet qe po aplikohet ne arsimin e mesem shqiptar duket se implementimi i tij nuk ka gjetur ende paqe. Kjo per shkak se nga viti ne vit ndryshimet apo modifikimet qe po i behen ketij sistemi sa vijne e po shtohen. Ish-maturantet ne rast se rezultonin mbetes ne provimet me zgjedhje apo tek ato te detyruara kishin te pakten te drejten per ti ridhene ato brenda nje afati te caktuar kohor qe ndryshe njihej si sezoni i vjeshtes. E gjitha kjo behej qe te rinjte te mos humbisnin te drejten per te ndjekur arsimin e larte brenda atij viti. Me ndryshimet e propozuara se fundmi nga ministri i Arsimit rrjedhimisht te rinjte qe ndodhen perpara situatave te tilla do te duhet te pushojne nje vit qe ti nenshtrohen provimeve sipas rregullave te reja te MSH-se.

E megjithate ky mbetet vetem nje propozim per sa kohe ai nuk eshte miratuar ende me vendim te Keshillit te Ministrave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›