Shqiperia dhe fryma antigreke
Kur ne dhjetorin e vitit 2002 Ministria e Brendshme e Greqise nxori nje qarkore per te mundesuar qe emigrantet shqiptare te ktheheshin ne atdhe per festat e fundvitit dhe te kalonin serish kufirin drejt Greqise hezitova ta besoja. Isha mesuar per shume vite te degjoja dhe shkruaja per operacionet e pastrimit te Greqise nga emigrantet e paligjshem dhe me dukej e cuditshme qe mijera bashkatdhetare te mi edhe pa zoteruar plotesisht dokumentet e qendrimit mund te leviznin lirisht ne dy anet e kufirit. E kisha te veshtire ta besoja se Athina zyrtare kishte hedhur nje hap te tille kur Tirana ishte e mbushur me fryme dhe deshire antigreke.
Arkivat e gazetave te perditshme rrefejne se ne veren e vitit 2002 nje grua shqiptare kishte nderruar jete teksa priste ne radhen e gjate te krijuar ne piken e kalimit te kufirit ne Kakavije. Edhe une e kisha quajtur disa here legjitim inatin e shqiptareve per fqinjin jugor i ndikuar nga shume incidente te trishta ne te dyja vendet. Gazetat e kohes raportuan me detaje si u mberrit deri ne qarkoren e Ministrise se Brendshme greke qe do tu jepte mundesine shqiptareve te kalonin nje kufi te zones Shengen. Mbi 600 mije shqiptare dicka me pak se popullsia totale e Republikes se Malit te Zi merrnin nga punedhenesit e tyre nje mesazh tjeter qe sigurisht do te ndikonte ne permiresimin e shume gjerave ne linjen e tensionit te larte Tirane-Athine. Qeveria greke e PASOK-ut e drejtuar nga Simitis me nje vullnet te paster politik kishte miratuar dhe i kishte dhene zgjidhje shqetesimit te ambasadorit shqiptar ne Athine Bashkim Zenelit nje diplomat i njohur dhe i vleresuar.
Vendimi i vitit 2002 mu kujtua teksa po afron 15 dhjetori dita e pare e levizjes se lire dhe kur Shqiperia e Greqia po shfaqin nuanca te reja tensioni ne marredheniet dypaleshe. Ne fakt tensioni nuk ka shperthyer ne formen e tij publike por disa sinjale tregojne mundesine e nje dueli jo te heshtur ne marredheniet mes Tiranes dhe Athines.
Se pari diskutimi i marreveshjes se shumedebatuar per kufirin detar mbetet pika me e nxehte e momentit qe rrezikon jo pak te riktheje problemet mes dy vendeve fqinje. Marreveshja e firmosur dy muaj para zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009 u bllokua nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ndersa Greqia ka bere te qarte se nuk deshiron ndryshime ne tekstin e firmosur nga Lulzim Basha e Dora Bakojanis me bekimin e kryeministrave Berisha dhe Karamanlis. Rruga per te manovruar duket e ngushte ndersa shtratit te nxehte te marreveshjes per kufirin detar i shtohen te tjere komponente qe ndikojne ne debatin publik dhe nxisin frymen antigreke.
Se dyti rasti i Boboshtices dhe menyra e trajtimit te tij sjellin jo pak energji per te kultivuar ndjenja antigreke. Dhunimi i varreve apo kurorave polemikat politike roli i kishes ortodokse dhe OMONIA-s apo PBDNJ-se ushqejne paragjykimet per te vene perballe njera-tjetres Shqiperine dhe Greqine. Opinioni publik dhe media duket se kerkojne nje nderhyrje me direkte te shtetit shqiptar ndersa keto ngjarje pasojne vrasjen e nje te riu dhe bllokimin e rruges ne Himare disa muaj me pare ku qeveria pati hezitimet e saj per te nderhyre.
Se treti sulmet publike ndaj kryepeshkopit Anastas Janullatos godasin nje pike te rendesishme referimi per Greqine. Sinjalet qe dergohen me debatin mbi fronezimin e hierarkut te larte te kishes ortodokse nuk mund te mbeten vetem ne nje polemike mes nje historiani dhe Janullatosit. Ndjeshmeria pozitive apo negative rreth figures se kryepeshkopit grek eshte e larte dhe sigurisht nje arsye me teper per te analizuar nese debati eshte rastesor ose jo.
Se katerti kunderveniet dhe polemikat e herepashershme mes Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe Partise per Drejtesi dhe Unitet formojne nje pike tjeter shqetesimi. Formacionet politike te Vangjel Dules dhe Shpetim Idrizit duket se jane kundervene shume perballe njeri-tjetrit me nyjen ndoshta me te veshtire per zgjidhje ne marredheniet Shqiperi-Greqi qe eshte ceshtja came. Nje ceshtje qe tashme mbrohet edhe nga parti politike parlamentare por qe lehtesisht trajtohet si ceshtje antigreke.
Ne kete menyre Shqiperia dhe Greqia ende me nje barre te madhe ceshtjesh per te zgjidhur mes tyre po i afrohen gradualisht piketakimit te ardhshem. Jo domosdoshmerish ky piketakim mund te jete konfliktual per me teper kur te dyja vendet ulen ne nje tryeze ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Megjithate ngarkesat nacionaliste nuk e ndihmojne jo vetem paktin per kufirin detar por as komunikimin normal mes dy fqinjeve te destinuar te jene prane njeri-tjetrit.
Ne krahun tjeter diplomacia shqiptare ka levizur pa shume qartesi ne segmentin e qendrimeve ndaj pikave te debatuara me Greqine. Zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi do te shprehej ne nje interviste per gazeten Shqip per negociata te qeta dhe me tone te uleta me Athinen zyrtare lidhur me kufirin detar duke pranuar indirekt friken se dicka mund te shkoje jo mire. Pikerisht ne keto momente eshte ne prove forca e argumenteve te diplomacise dhe jo qetesia ndonjehere olimpike e zyrtareve te larte shteterore. Shembulli se si pak muaj pas incidentit ne kufi ne veren e 2002-shit u realizua levizja e pare e lire ne zonen Shengen per shqiptaret tregon se vullneti politik mund te jete pakti me i mire mes dy vendeve.