E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët: Po vjen një seks-simbol

Media italiane e konsideron Lorik Canën si një pjesë të Lacios tashmë dhe i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë edhe jetës private të futbollistit shqiptar. “Cana është një nga njerëzit me më shumë reputacion në vendin e tij. Për faktin që ai kurrë nuk e ka mohuar origjinën e tij, por përkundrazi ka qenë gjithnjë një shembull i mirë për emrin e Shqipërisë, është bërë edhe një frymëzim për të rinjtë shqiptar. Cana është edhe ambasador i PNUD-it për vendin e tij. Sa i përket jetës së tij private, konsiderohet si një seks-simbol dhe të dashurat përgjithësisht ose janë mise, ose këngëtare seksi”, shkruhej dje në median italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›