Juventus dhe Valencia në garë Berbatovit

Juventusi dhe Valencia janë futur në një garë për 14 milionë paund për sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.
"News of the World" shkruan se e ardhmja e sulmuesit ka ngecur që kur ai u la jashtë ekipit të finales së Ligës së Kampionëve, dhe sipas gjasave ai do të largohet nga Old Trafford këtë verë.
Valencia është duke kërkuar përforcime në radhët e sulmit por për shkak të situatës së vështirë financiare ka nevojë të shesë lojtarë, mbase mesfushorin Juan Mata.
Në anën tjetër edhe Juventusi është në treg për të përforcuar ekipin pas disa vitesh zhgënjyese dhe e sheh bullgarin së një opsion që do të zgjidhë problemet e sulmit bardhezi.
Manchester United është gati ta shesë sulmuesin por paraprakisht kërkon të gjejë zëvendësimin.