Bregu-Islami, replika për "stilolapsat spiunë"
Fenomeni i "stilolapsave me kamer" solli përplasjen e parë të demokratëve me socialistët ditën e djeshme. Sekretari për zgjedhjet në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, dhe zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu, kanë hedhur replika në distancë, ku secila palë ka analizuar hipotezat e saj. Islami denoncoi ndërhyrjen e badigardit të ministrit Bujan Nishani dhe një punonjësi të SHKB-së me armë, në orët e fillim votimit të ditës së djeshme, duke goditur kandidatin për deputet të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri. Zëdhënësja e PD-së në kundërpërgjigje e quajti veprimin e Tahirit si tentativë manipulimi, duke e cilësuar përgjimin e votimeve me stilolapsa me kamer si të paligjshëm. Sekretari për zgjedhjet në PS, Islami, i kërkoi ministrit të Brendshëm "të distancohet urgjentisht nga kjo ngjarje. Zoti Nishani, distancohu urgjentisht, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Lajmëroi njerëzit e armatosur, largo menjëherë shoqëruesin tënd, hiqi policët që provokojnë vëzhguesit në Kombinat". Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Bregu, tha se "jam këtu për të reaguar lidhur me të ashtuquajturin incident në zonën Kombinat, në qendrën 1862, ku Saimir Tahiri, ky eksponent i politikës së re të intimidimit është kthyer tanimë me eksperiencat e vjetra të sigurimit të shtetit, për të dëmtuar procesin nëpërmjet gjurmimit dhe spiunimit të votës së lirë".
Teksa nga selia e Partisë Socialiste hidheshin paralajmërime për Ministrinë e Brendshme dhe punonjësit e saj që të distancohen nga këto veprime dhe t‘i kthejnë stilolapsin e marrë dhunësisht të zotit, nga selia e demokratëve, nga ana tjetër, tregohej mënyra se si funksiononte stilolapsi "përgjues". Ky mjet, sipas Bregut, kishte regjistruar rreth 164 filmime. Bregu tha se këto sende do ia dërgojë KQZ që t‘i ketë si dokumente, duke akuzuar edhe kandidatin tjetër të PS-së, Kastriot Islamin, për një mjet tjetër në formën e rrumbullakët që shërbente sërish për të filmuar procesin. Zëdhënësja e fushatës së demokratëve theksoi se mjetet e sofistikuara i ka sjellë në Partinë Demokratike personi që i konfiskoi ato. "Të jeni të sigurt se asnjë mjet i këtij lloji, që i ka shkuar në mend Kastriot Islamit, Saimir Tahirit apo frymëzuesit të tyre të hiles, Edi Ramës, nuk do të përdoret për të dëmtuar procesin zgjedhor në Shqipëri, qoftë stilolaps, qoftë orë, kamera, metër", tha Bregu. Nuk mund të di, u shpreh ajo, çfarë mund t‘ju ketë shkuar në mendje zotërinjve, sepse e kanë mendjen te hilet dhe jo te standardet. Islami nga ana tjetër kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të mos ndalojë llambat fluoreshente për të vëzhguar pasaportat false dhe kartat e identitetit false. "Nuk do të lejohet të votojë asnjë me kartë identiteti false, apo me pasaportë false, sepse i është kërkuar me shkresë kryetarit Ristani dhe ka heshtur. I është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët zotit Ristani dhe sërish nuk është përgjigjur. Ndërkohë që llambat i kanë fshehur në KQZ. Llambat i kanë pasur, dhe atë punë që nuk e ka bërë Ristani, e kemi bërë ne. Asnjë person nuk do të votojë në Shqipëri me pasaportë dhe kartë false. Ne do t‘i përdorim të gjitha mjetet", tha Islami.
Kreu i PD-së
Berisha: Stilolapsat e
Ramës nuk kishin bateri
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, doli mesditën e djeshme përpara kamerave për të dhënë mesazhin se "fjalën mbi karakterin e zgjedhjeve do ta kenë 500 vëzhguesit e ODIHR-it, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të KE-së dhe NATO-s, të cilët do të japin në raportin e tyre vlerësimin për zgjedhjet". Shefi i demokratëve pohoi gjithashtu se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që të arrihen standardet në këto zgjedhje dhe bëri me dije gjithashtu se deri në mesditën e djeshme, kur kishin ngelur edhe gjashtë orë për t‘u mbyllur zyrtarisht votimi, përqindja e votuesve kishte kapur shifrën 40%. Numri një i PD-së, i cili qëndroi gjithë paraditen e djeshme në selinë e PD-së, theksoi se u takon vëzhguesve të bëjnë vlerësimin. "Zgjedhjet janë gjithnjë problem kombëtar dhe ndërkombëtar", tha Berisha, i cili shtoi se "qeveria po bën dhe ka bërë çdo gjë që këto zgjedhje të jenë brenda standardeve dhe të jeni të sigurt se çfarë të jetë në dorën e qeverisë, do të jetë strikt brenda standardeve". Lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 12:30, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri me dije se kanë votuar rreth 40% të zgjedhësve në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Kukës dhe Peshkopi. Kryetari i demokratëve i ka kthyer përgjigje edhe mungesës së theksuar të besimit të opozitës dhe përdorimit të stilolapsave me kamer. "Kur thosha unë që ai u fuste çimkat shokëve të vet në çantat e volejbollit, ju thoshit jo, po shpikni. Po s‘heq dot dorë nga çimkat ai", tha Berisha. Ai shtoi se "Rama bleu stilolapsat, por ato nuk kishin bateri".