Italiani qe gatuan per te moshuarit e Elbasanit
Dashuria per Shqiperine nga kujtimet e babait ushtar ne Luften e Dyte Boterore. Kuzhina shqiptare eshte e shijshme por nuk ka sherbim te mire. Femrat shqiptare jane shume te bukura
Frekuentuesit e qendres Balashe ne Elbasan qender ditore per te moshuar e persona me aftesi te kufizuara nuk do ta kishin menduar qe nje dite do te shijonin kuzhinen italiane nga dora e nje profesionisti. Ai quhet Tulio Tuleti Tullio Tulletti dhe vjen per here te trete ne Shqiperi.
Ka nje lidhje shpirterore me vendin tone nga kujtimet e babait ushtar gjate Luftes se Dyte Boterore dhe tashme vjen me deshiren qe te rikthehet gjithmone madje duke bere edhe bamiresi. Mjeshter ne kuzhine dhe i apasionuar pas tradites italiane ai ka gatuar per te moshuarit pica te te gjitha llojeve dhe lazanja tipike mjaft te preferuara.
Duke sjelle te gjitha produktet per gatimet e tij vete Tullio i ka sherbyer te moshuarve dhe femijeve me aftesi te kufizuara ne nje dreke te vecante per frekuentuesit e Balashes.
Ai tregon se ka pasur nje restorant te vetin ku ka gatuar per shume vite. Kuzhina eshte pasioni i Tullios ndersa profesioni i tij ka qene inspektor policie. Ai thote se do te kthehet shpesh ne Shqiperi sipas tij vendi me njerezit me mikprites dhe me gra te bukura nje shprehje e te atit qe tashme e ka konfirmuar edhe pas 60 vjetesh.
Si erdhi kjo nisme per te gatuar ne qendren Balashe
Une jam bere pjese e Qendres Onlus ne Kozence e cila eshte lidhur me qendren Balashe. Kur degjova qe nje grup nga kjo qender do te vinte ne Shqiperi shfrytezova rastin per te ardhur.
Gatuaj per qendren Balashe per bamiresi. Une jam vete pensionist dhe i jam me prane njerezve qe nuk kane te aferm qe tiu sherbejne. Ndonjehere duhen bere keto gjera per njerezit qe kane nevoje. Edhe ne jug te Italise eshte e njejta situate. Kjo moshe eshte e braktisur.
Ne kemi Itali te Jugut dhe te Veriut. Jugu eshte e njejta gje me Shqiperine. Notojme thuajse ne te njejten barke vetem deti na ndan. Duhen struktura ku edhe ngrihen vende pritjeje me shume sherbime. Franca ka qendra polivalente dhe te moshuarit atje trajtohen me mire se kudo.
Ne bashkepunim me drejtoreshen e Balashes Blerinen vendosem qe nje dite te bejme se bashku picat per pjesetaret e kesaj qendre. Nje dite beme pica ndersa kete here lazanja. Ne Itali kam pasur nje restorant ne te shkuaren ne nje province te quajtur Mantea afer detit. Kam gatuar per disa vite.
Jam specializuar ne Emilia Romanja per kuzhine. Kuzhina per mua u be mjaft e rendesishme. Kuzhina nuk me lodh pasi e bej me shume kenaqesi. Sic shume njerez qe kane pasionet e tyre une kam pasion kuzhinen.
Si ju ka lindur pasioni per kuzhinen
Une kam lindur ne nje familje kuzhinieresh. Qysh kur kam qene i vogel i qendroja prane gjyshes dhe jam terhequr gjithmone nga aroma e gjerave qe gatuheshin. mendesha per keto erera. Pikerisht kjo me dha shtysen per tu bere kuzhinier.
Profesioni im eshte inspektor policie ndersa pasioni kuzhina. Jo te gjithe mund te bejne pica dhe lazanja.
Persa i perket pices gjerat nderlikohen. Pica po bejne te gjithe ne fakt por te pakte jane ata qe bejne picen ashtu sic duhet.
shte e veshtire te ndjekesh recetat rajonale. Ne France p.sh. bejne Karbonaren me shume pana. Modifikojne shume. Jam dakord me variantet por duhet te jene ne harmoni. Nuk duhet te tentojme nje shije qe e ben pjaten te tmerrshme.
Si ju eshte dukur kuzhina shqiptare
Me pelqen shume te konsumoj kuzhine shqiptare. Kur vij me pelqejne shume paidhaqet e qingjit djathrat e ndryshem sallata etj. Gatimi eshte mjaft i mire por sherbimi le shume per te deshiruar. Ve re qe nuk ka nje koordinim ne restorante pasi kur porositen gjera te ndryshme pjatat vijne ne kohe te ndryshme gje qe nuk e ben normale nje darke te perbashket. Po keshtu sherbimi kam vene re qe nuk eshte ne lartesine e duhur.
Ku e ka origjinen lidhja me Shqiperine
Nese do me krijohej mundesia doja ta shihja Shqiperine. Une doja te vija ne Shqiperi edhe pse nuk dija gje per kete vend. Doja te vija nga fjalet qe kisha degjuar prej babait tim i cili ne Luften e Dyte Boterore ka qene ketu si ushtar. Ai me tregonte per vendet ku kishte qene ne Shqiperi. Ka qene ne Tirane dhe Durres.
Qytetet sigurisht qe kane qene ndryshe nga tani. Ai me tregonte se njerezit ketu ishin shume mikprites te mire dhe mbi te gjitha duke inatosur pak mamane time thoshte gjithmone qe femrat ishin shume te bukura. Edhe une kam konstatuar se kishte te drejte. Sepse ne keto tre udhetime qe kam bere ne Shqiperi kam pare qe femrat jane brune e te bukura.
Jam shume i lumtur qe jam ketu. Dua ta them sinqerisht qe me pelqen gjithmone te vij. Kur kthehem ne Itali them e mendoj kur do te kthehemi serish ne Shqiperi.
Te moshuarit Do te donim qe Tullio te qendronte tek ne
Dreka ne qendren Balashe me ardhjen e kuzhinierit italian eshte kthyer ne feste. Koha e mire ka favorizuar ngrenien ne natyre. Ne sfond eshte edhe muzika popullore e preferuar nga frekuentuesit.
Qe gjithcka te shkoje mbare drejtoresha e Qendres Balashe Blerina Kamami thote se i gjithe personeli ka ndihmuar kuzhinierin per pergatitjen e drekes tradicionale italiane e rralle ne kete qender.
Tullio gjithmone ne levizje kujdeset qe te gjithe te provojne pjaten e pare dhe te dyte. Kete here ka zgjedhur bizele me fileto mishi dhe lazanja.
Produktet pijet dhe embelsirat i ka sjelle vete me kamionin e tij. Pasi kane konsumuar dreken e shijshme frekuentuesit e qendres largohen nje e nga nje te kenaqur pasi kane mesuar ndonje fjale italisht per te falenderuar Tullion. Ata e presin serish.
Petrit Lumani nje frekuentues i vjeter i qendres Balashe thote se kur vjen italiani ne qender behet feste. Ne jemi shume te kenaqur me ardhjen e kuzhinierit italian. Edhe sikur te vije serish mire do behet. Gatimet e tij jane shume te mira. Te gjitha qe gatoi ishin te mira.
Edhe picat edhe bizelet apo lazanjat. Dhe nje tjeter perfitues ditor Ismail Lepuri thote se kane mbetur shume te kenaqur. Gjellet ishin shume te shijshme dhe do te ishte mire te qendronte tek ne thote ai mjaft i kenaqur nga ajo qe shijoi gjate kesaj dreke te vecante.
Drejtoresha e qendres Kamami fton te gjithe biznesmenet kuzhinjeret njerezit qe kane deshire te kontribuojne per kete pjese te shoqerise duke ofruar vakte dhurata cdo gje per te gezuar ditet e te moshuarve te braktisurve dhe personave me aftesi te kufizuara.