Vampiri skocez qe cmendi boten 47 vjet me pare

Historia e vertete e nje vampiri ne Glasgou te Skocise sic e kujton polici i qytetit per programin e BBC-se
Qindra femije flinin me kryq nen jastek dhe qyteti ishte pushtuar nga frika dhe terrori. Nje vampir ishte gjetur dhe gjumi i qytetit ishte arratisur larg. Disa trima te qytetit ishin armatosur me arme te famshme kunder vampireve si p.sh. kryqe me maje te mprehte ose plumba argjendi kishin edhe qen me vete dhe ishin nisur ne gjueti te vampireve kurse te tjeret kishin vetem imagjinaten e tyre dhe asgje tjeter e ashtu te frikesuar rrinin e prisnin. Kjo mund te duket si nje film por ne fakt eshte komplet e vertete. 47 vjet me pare nje polic ne Gorbals lagje e Glasgout njoftoi ne radio se kishte pare nje vampir. Kaq mjaftoi dhe qytetin e kapi nje histeri e pergjithshme. Te gjithe u ishin drejtuar varrezave te qytetit kryesisht femijet dhe askush nuk mund ti ndalte as frika e madhe. Por histeria kish marre rrugethellip nje vampir kishte rrembyer dy femijehellip ai kishte dhembe prej hekuri. Dhe kaq mjaftonte per ti terbuar femijet guximtare. Te gjithe u nisen ne gjueti. Nje djale i vogel Tam Smith po hante akullore dhe tezja e tij ndodhej 500 metra larg kur ai pa me sy skenen e horrorit njerezit e armatosur qe po shkonin drejt varrezave. Kisha me vete tezen time Sadie e cila ishte si nje dem - kujton Tam Smith. - Te gjithe cunat e qytetit kishin frike nga ajo. Keshtu qe une nuk kisha frike nga asgje. Isha bashke me disa shoket e mi dhe po qendronim aty duke ngrene akullore pas mesimit. Pastaj nje shoqja jone hyn brenda si e cmendur dhe uleret se ne varreza ndodhej nje vampir. Asnje nga ne nuk pati frike te ngrihej menjehere dhe te niseshim drejt varrezave sepse tezja ishte me ne. Muret e varrezes nuk dukeshin ishin te mbuluara nga njerezit. Aty po zhvarrosnin kufomat e dyshuara qe mund te ishin vampire dhe po i digjnin. Kjo vazhdoi per rreth 3 ore. Me pas te gjithe u mblodhen ne nje vend sepse nisi te erresohej. U degjua nje zhurme nga larg. Njerezit filluan te largoheshin si te terbuar neper shtepite e tyre. Edhe ne u frikesuam madje edhe tezja ime e cila ishte me trimja e te gjitheve qe ndodheshin aty. Ajo me mori nga krahu dhe filloi te vraponte drejt shtepise sone. Ma shkuli krahun aq shpejt vraponte. Dhe une mendova se kur eshte trembur tezja kaq shume atehere duhet te jete me te vertete nje vampir i tmerrshem. Rruges kur vraponim shihnim njerez qe po vendosnin kryqe te medhenj para shtepive te tyre dhe vume re ne disa familje qe i njihnim se gjithe fisi i tyre ishte mbledhur ne nje vend. Burrat te gjithe rrinin jashte ndersa grate dhe femijet shihnin mes perdeve gjysme te hapura. Dukej si lufte. Une u frikesova aq shume dhe nuk do ta harroj kurre ate jave te tmerrshme qe kaloi gjithe qyteti. Kur arritem ne shtepi babai kishte nxjerre nje cifte te vjeter dhe po na priste jashte. Na bertiti pse ishim vonuar. Pastaj papritur vume re se gjithe qyteti kishte rene ne nje heshtje varri. Se shpejti do te perendonte dielli dhe perendimi kishte marre i gjithi nje ngjyre te kuqe te pazakonte. Shpeshhere me vone kur u rrita mendoja se te gjitha duhet te ishin pjelle e imagjinates sime feminore por te gjithe e kishin pare ate perendim te kuq dhe te gjithe e degjuan ate ulerimen e zgjatur. Duhej te ishte ai vampiri ose njeri prej djemve qe ai po hante. Pastaj u ndez nje zjarr i madh diku ne cep te lagjes dhe doli fjala se vampiri po digjte djemte e vegjel. Nata kaloi gjithe frike. Te nesermen gjendja u qetesua disi por vigjilenca nuk u ul aspak. Ne shkolle na porositen qe te qendronim sa me larg varrezave. Edhe mesuesit dukeshin shume te shqetesuar. Ata na thane se djemte nuk ishin rrembyer nga ndonje vampir ose krijese e cuditshme por nga ndonje kriminel. Ne fund te fundit as ne Bibel nuk flitet per vampiret dhe se ato jane krijesa mitologjike por se kush gjeti nje fjali tek lsquoDanieli i cili fliste per nje krijese diabolike qe i kishte dhembet prej hekuri. Atehere siguria mori fund. Me pas me kalimin e diteve historia u zbeh por akoma me ka ngelur ne mendje ajo gjullurdi frike qe u krijua dhe qe na frikesoi per nje kohe shume te gjate. Por si eshte puna e ketyre djemve te humbur te cilet u gjeten te vdekur nje muaj me vone Mjeku ligjor deklaroi se nuk kishin asnje kafshim apo gje te ketij lloji qe mund te ishte shkaktuar nga ndonje vampir. Mjeku Thomas Wilkden deklaroi se djemte ishin perdhunuar dhe me pas ishin goditur me plumba ne koke. Nuk kishin asnje kafshim asnje helmim gjaku asgje qe mund ti lidhte me vrasjen nga nje vampir. Kohe me pas policia e Glasgout e arrestoi vrasesin i cili ishte nje maniak seksual qe ishte denuar edhe me pare per perdhunim femijesh. Por askush nuk e besoi historine zyrtare e cila thoshte se nuk kishte vampire pasi polici qe kishte njoftuar ne radio u betua perpara gjykatesit se kishte pare vampirin njezet metra larg me dhembe te medhenj prej hekuri i cili po mbante dy djem te vegjel ne duar dhe vraponte. Glasgou ishte i bindur qe vampiret ekzistonin.