E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paresia e Sionit ata qe kontrollojne boten

Per here te pare nje doreshkrim qe flet per Paresine e Sionit eshte gjetur ne vitin 1864 ne France ku flitet per nje shoqeri sekrete qe kontrollon ekonomikisht dhe politikisht te gjithe rruzullin pasi rreth saj jane mbledhur me mijera intelektuale nga me te njohurit ne shkencat e kohes

Eumlshte me e permendura nder teorite e konspiracionit. Paresia e Sionit ose sic quhet ndryshe Te vjetrit e Sionit jane perfshire pothuajse ne te gjitha teorite e konspiracionit duke u bere shoqata me e njohur ne mbare boten se bashku me Grupin e Bildenbergut per sa i perket influences se shoqerive te caktuara ne percaktimin e fatit te mbare botes. Ata kontrollojne boten ndash shkruhet ne te gjitha sajtet e internetit kur flitet per Paresine e Sionit. Sioni ne fakt eshte nje mal shume afer Jeruzalemit ku mendohet te kete filluar edhe grupi. Te paret e Sionit pra pleqte e mocem izraelite te Jeruzalemit u mblodhen per here te pare sipas teorise se konspiracionit ne vitin 400 e me pas krijuan shoqerine e tyre me qellim per te sunduar ekonomikisht dhe politikisht boten. Per here te pare nje doreshkrim qe flet per Paresine e Sionit eshte gjetur ne vitin 1864 ne France ku flitet per nje shoqeri sekrete qe kontrollon ekonomikisht dhe politikisht te gjithe rruzullin pasi rreth saj jane mbledhur me mijera intelektuale nga me te njohurit ne shkencat e kohes. I pari perflitet te kete qene mjeshtri i madh i Paresise se Sionit Zhan de Gisors ne fund te shekullit te 12-te dhe ne fillim te shekullit te trembedhjete. Zhan Gisors ka qene lordi i Normandise pergjate jetes se tij dhe nje nga personat me me shume influence si ne Angli edhe ne France. Duhet theksuar se gjate jetes se tij Normandia ka qene e pushtuar si nga Franca edhe nga Anglia por te dyja keto mbreteri i jepnin Gisorsit vazhdimisht titullin lord duke mos i hequr asnje nga perfitimet e statusit te tij. Vec Gisorsit edhe shume personalitete te njohura te shkences dhe te artit mendohet te kene qene anetare te Paresise se Sionit ndermjet te cileve Leonardo da Vinci Sandro Boticeli dhe Viktor Hygo.

Udheheqesit

Udheheqesit e Paresise se Sionit njihen me emrin Mjeshter i Madh emer ky i permendur per here te pare nga ai qe pretendoi te ishte mjeshtri i fundit i madh Plantard cka u vertetua e pavertete. Por megjithese Plantard u vertetua se nuk ka pasur asnje lidhje me Paresine e Sionit e ne pergjithesi me asnje shoqate sekrete deri me sot nuk eshte vertetuar asnjehere mosekzistenca e kesaj shoqate duke terhequr te gjithe njerezit drejt misticizmit qe ajo ofron. Nder udheheqesit me te njohur nuk mungonin as Hygoi e as Da Vinci te dy keta artiste te periudhave te ndryshme por me nje tipar te njejte. Te dy kane qene kunder udheheqjes politike dhe kishtare ne vendet e tyre ne periudhat kur jetuan por te dy arriten jo vetem te mbijetonin e te mos arrinin ne gijotine per shkak te mosbindjes ndaj perfaqesuesve te Zotit ne toke por arriten te perfitonin ekonomikisht dhe politikisht nga udheheqja politike e fetare qe sundonte Evropen. Me kete menyre ata qe kane studiuar teorine e konspiracionit ne fjale kane arritur ne perfundimin se keta persona sikurse edhe te gjithe te tjeret qe mendohet se jane Mjeshter te Medhenj te Paresise se Sionit kane pasur interesa ekonomike dhe politike ne vendet e tyre cka i lejonte te shpreheshin kunder vullnetit te Zotit sic konsideroheshin prifterinjte dhe mbreterit pa pasur rrezikun e jetes. Rasti me tipik eshte i atij qe njihet si Mjeshteri i pare i Madh Zhan Gisors i cili ne kohen kur Franca dhe Anglia ishte ne lufte per Normandine ai arriti te bindte mbreterit e te dyja vendeve qe te mbante ofiqet qe kishte. Ne kete menyre ai mbeti lordi i plotfuqishem per te dy kundershtaret duke treguar se ofroi shume te te dy mbreterit cka sipas historianeve tregon nje rast te vecante ne historine e marredhenieve ndermjet paleve nderluftuese.

Dosjet sekrete

Ne Biblioteken Kombetare te Parisit jane nje sere dokumentesh te cilat flasin per ceshtjen e Paresise se Sionit nder te cilat edhe dosjet sekrete te Henri Labinose. Ne vitet 1960 pretendenti si Mjeshter i Madh i Paresise se Sionit Plantard ne baze te se cilave u shkruan nje sere librash si edhe u publikuan nje numer i konsiderueshem dokumentaresh. Sekretet e Henri Labinose jane nje grupim dokumentesh qe u bene baze e dy dokumentareve te suksesshem te BBC-se te librit Holy Blood Holy Grail dhe te librit te famshem tashme te Den Broun Kodi i Da Vincit. Ky koleksion permban gjenealogjine e familjes mbreterore franceze te Merovingeve e cila sipas kesaj teorie eshte pasardhese e drejtperdrejte e Jezu Krishtit sic pasqyrohet edhe ne librin e Dan Brounit. Per me shume aty gjenden te listuar edhe te gjithe mjeshtrit e medhenj te Paresise se Sionit qe prej fundit te viteve 1100 ku nder emrat me te famshem jane Isak Njutoni Leonardo da Vinci Viktor Hygoi dhe Sandro Boticeli. Keto dosje kane qene ne qender te vemendjes se njerezve ne mbare boten dhe dokumentaret apo librat qe u botuan ne baze te ketyre doreshkrimeve kane njohur sukses shume te madh. Per kete arsye shume njerez vazhdojne te mendojne se Paresia e Sionit vazhdon te ekzistoje rregullisht megjithese dicka e tille nuk mund te vertetohet me dokumente historike.

Vertetimi i teorise se konspiracionit

Plantardi pretendenti per te qene Mjeshtri i fundit i Madh pasi nuk ia arriti ne menyren e ligjshme sic thote filloi te sajonte trillime per ekzistencen e Paresise se Sionit me ate ne krye cka u vertetua me vone se qe thjesht nje krijese e fantazise se tij. Mirepo ai nuk arriti te fshihte poshte ketyre trillimeve dokumente te shekullit te nentembedhjete qe tregojne per menyren e funksionimit te Paresise se Sionit. Ne nje doreshkrim te vitit 1864 shkruhet per nje shoqeri sekrete qe e kishte qendren ne France pasi kishte kaluar rreth gjashte qendra te tjera. Ne kete shoqate mund te aderonin vetem njerezit me te njohur te kohes dhe kjo me mik pra duhet qe dikush prej anetareve ekzistente te jepte garanci per tu pranuar ne Paresine e Sionit. Shoqata si qender te pare ka pasur Jeruzalemin ku kryepleqte e kohes mblidheshin per te biseduar per mbreterine qe po shuhej te Izraelit me pas ajo u transferua ne Evrope se bashku me mergimin e izraeliteve dhe u perhap ne cdo cep te kontinentit te vjeter. Roma Firencja dhe Anglia njihen si qendra te Paresise se Sionit perpara se ajo te kalonte ne France.

Kundershtimet

Gjithsesi shumica e historianeve dhe studiuesve mendojne se Paresia e Sionit eshte nje grupim qe nuk ka ekzistuar kurre por eshte krijuar nga fantazia e disa njerezve per te arsyetuar influencat ekonomike qe disa njerez kane ne bote. Historianet dhe studiuesit mendojne se keto influenca jane individuale qe i kane njerezit me pushtet dhe nuk jane te grupuara ne nje strukture te vetme sic eshte Paresia e Sionit. Ne castin qe Plantard u vertetua qe thoshte genjeshtra dhe kishte trilluar gjysmen e teorise se Paresise se Sionit shume prej historianeve vrapuan te thoshin se nuk ka ekzistuar kurre nje organizate e tille mirepo kjo u hodh poshte nga Plantardi i cili theksoi se ai i kishte shpikur historite e shekullit te njezete sepse nuk arriti te behej Mjeshter i Madh pasi nuk u pranua nga paraardhesi i tij.

Et in Arcadia ego...

Piktura e famshme Et in Arcadia Ego qe do te thote Une jam edhe ne Arkadi eshte mbajtur shume here ne qender te vemendjes se teoricieneve konspirative te cilet theksojne se ajo fsheh nje mesazh per pasardhesit dhe anetaret e Paresise se Sionit. Problemi nuk qendron ne pikturen ne vetvete por ne emrin e saj. Ne latinisht eshte e detyrueshme te perdoret folja cka do te thote se titulli i piktures do te duhet te ishte Et sum un Arcadia Ego por dicka e tille nuk dallohet ne titullin e piktures. Ne kete menyre teorite e konspiracionit e kane shnderruar ne anagrame kete shprehje dhe pas kalkulimeve kane arritur ne perfundimin se ajo eshte anagrame e shprehjes I Tego Arcana Dei qe do te thote Une mbaj te fshehtat e Zotit. Kjo eshte edhe parulla qe mendohet se eshte zyrtare ne Paresine e Sionit ndaj piktura Et in Arcadia Ego mbahet gjithnje si simboli i paresise.

Mjeshtrit e Medhenj te Paresise se Sionit

Zhan de Gisors 1188-1220

Mari de Sen-Kler 1220-1266

Guilliem de Gisors 1266-1307

Eduard de Bar 1307-1336

Zhan de Bar 1336-1351

Zhan de Sen-Kler 1351-1366

Blansh dEvru 1366-1398

Nikolas Flamel 1398-1418

Rene dAnju 1418-1480

Joland de Bar 1480-1483

Alesandro di Mariano Filipepi Sandro Boticeli 1483-1510

Leonardo da Vinci 1510-1519

Contabl de Burbon Karli Duka i Burbonit 1519-1527

Ferdinand de Gonzagu 1527-1575

Lui de Nevers 1575-1595

Robert Flud 1595-1637

Johan Valentin Andrea 1637-1654

Robert Boil 1654-1691

Isak Njuton 1691-1727

Karl Radklif 1727-1746

Princ Sharl Alexander de Lorren 1746-1780

Arkiduka Maksimilian Franci i Austrise 1780-1801

Sharl Nodier 1801-1844

Viktor Hygo 1844-1885

Klod Debusi 1885-1918

Zhan Kokto 1918-1963

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›