E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabrika e pare qe perdor energji diellore

Ne rajonin jugor te Spanjes ku dielli ndricon pothuajse cdo dite nje kompani e energjetikes po shfrytezon keto kushte ndricimi duke ndertuar uzinen e pare te energjise solare per qellime komerciale.

Uzina e njohur si PS100 tani per tani ka kapacitetin per te prodhuar energji elektrike te mjaftueshme per gjashte mije shtepi. Megjithate kompania shpreson te furnizoje me energji rreth 180 mije shtepi kur te kete perfunduar plotesisht ndertimi i kompleksit.

Me funksionimin e saj ne kapacitet te plote PS100 do ta ndihmoje Spanjen te ule clirimin e gazit karbonik me 600 mije tone ne vit nje arritje madheshtore kjo qe do ta coje vendin me prane plotesimit te kuotave te caktuara nga Protokolli i Kiotos i vitit 2006.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›