Itali,arratisje spektakolare e dy të burgosurve shqiptarë
Lajmi bëhet i ditur nga media italiane e cila saktëson se dy shqiptarët, të identifikuar si Bledar Shehu, 27 vjec dhe Roland Dedja, 26 vjec, ishin arratisur mesditën e djeshme nga burgu duke kaluar muret e tij rrethuese me një kordon carcafi. Në kohën e arratisjes sistemi i alarmit te burgut nuk funksiononte.
Dy shqiptarët menjëherë pas largimit nga burgu kanë ndaluar një grua e cila drejtonte një makinë tip xhip, dhe pasi e kënë detyruar të zbresë janë larguar në drejtim të paditur.
Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe po punohet për kapjen e të arratisurve me ekipe nga toka dhe ajri. Dy të arratisurit nuk ishin dënuar ende për krimet që akuzohen, njëri për vjedhje e tjetri për vrasje.
Sekretari i sindikatës së policisë së burgut, Donato Kapece, u jusitifikua duke theksuar se një arratisje e tillë ishte e paralajmëruar për shkak të mungesës së stafit.