Parandalohet vrasja, ndalohet 38 vjeçari në Tiranë
TIRANE- Nje 38 vjecar eshte arrestuar nga policia, pasi dyshohet se po planifikonte te kryente nje vrasje.
Sipas policise se Tiranes, vrasja ishte planifikuar ne zonën e Maternitetit të ri në kryeqytet dhe ne pranga eshte vene shtetasi Denis Demiri, i dyshuar se po përgatiste vrasjen e shtetasit me inicale F.M.
Mesohet se ata ishin zene me njeri-tjetrin dhe policia ka mundur t’i paraprije ngjarjes kriminale.
Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve të besueshme se ky shtetas po pregatiste të kryente vrasjen e shtetasit F. A., banues në Kinostudio Tiranë, pas një sherri për motive xhelozie, të ndodhur ndërmjet tyre disa ditë më parë. Konkretisht, shtetasi Denis (Alban) Gani Demiri, u kap më datë 01.04.2012, rreth orës 22.00 me një armë zjarri në brez, të mbushur me fishekë gati për qitje, në një lokal prane Maternitetit te Ri të Tiranës, në prani të 3 personave të tjerë. Në cilësinë e proves materiale u kap dhe sekuestrua arma e zjarrit pistolet TT, me një kreher pistolete me 8 copë fishek ne të.- theksohet ne njoftimin e policise.