E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,arrestohet i dyshuari për sulmin në shkollë

Mediat italiane raportuan se policia ka arrestuar një të dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një shkollë në Italinë jugore muajin e kaluar.

Një bombë e telekomanduar shpërtheu në qytetin port të Brindizit më 19 maj tek porta e një shkolle, duke vrarë një 16 vjeçare dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Raportohet se i dyshuar është një 68 vjeçar, motivet e të cilit janë përshkruar si hakmarrje “personale”.

Sipas raporteve, drejtori i shkollës ka dhënë mësim në qytetin e të dyshuarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›