SHBA denoncon Izraelin për vendbanimet e reja kolone

Shtetet e Bashkuara kanë denoncuar planet e Izraelit që të zgjerojë vendbanimet në Bregun Perëndimor, duke thënë se kjo paraqet një pengesë për nisjen e bisedimeve paqësore me palestinezët.
Komentet e zëdhënsit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner vijnë pasi kryeministri izraelit urshëroi ndërtimin e 30 shtëpive të reja në Beit El, afër qytetit të Ramallahut.
Bisedimet direkte paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve mbeten "të ngrira" që nga 2010 dhe ndërtimi i vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor është një nga arsyet.