E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi,fillon heshtja zgjedhore

Në Malin e Zi, dita e shtunë është heshtje zgjedhore, teksa të dielën me 29 mars, qytetarët e këtij vendi do të votojnë për parlamentin e ri. Zgjedhjet bëhen me kërkesë të kryeministrit Milo Gjukanoviç, partia e të cilit ka bërë aleancë me tri partitë më me peshë në Malin e Zi. Gjukanoviç ka vendosur në listë edhe një kandidat shqiptar. Ndërkohë, përçarja në gjashtë parti politike të shqiptarëve në Malin e Zi, rrezikon të ulë ndjeshëm përfaqësimin e tyre në Parlament. Përçarja nuk ka përfshirë vetëm shqiptarët por edhe serbët, partitë e të cilëve janë të ndara. Nga ana tjetër, vendi është duke ndjerë krizën ekonomike, papunësia është rritur dhe në shumë ndërmarrje, siç është edhe kombinati i aluminit, prej muajsh punëtorët nuk marrin rrogat. Në Malin e Zi sistemi është proporcional dhe një parti duhet të marrë të paktën 2 mijë e 500 vota që të ketë një deputet, ndërkohë që numri i votuesve shqiptarë është gjithsej 30 mijë. Gjashtë parti kanë paraqitur gjashtë lista dhe secila bën fushatë me vete. Sipas sondazheve, koalicioni në pushtet në Malin e Zi ka gjasa të fitojë zgjedhjet e parakohshme të së dielës duke shtuar kështu shpresat për anëtarësimin e vendit në Bashikimn Europian. Kryeministri aktual Milo Gjukanoviç ka dominuar jetën politike, në vendin e vogël ballkanik me 670 mijë banorë, për 20 vjet dhe ka deklaruar se do të kërkojë shpejtimin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE, pas aplikimit dhjetorin e kaluar. Nga ana e saj BE, e preokupuar për problemet e saj financiare, ka deklauar se Mali i Zi duhet të luftojë më shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›