E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: "Energjia nukleare, po diskutojme per te"

Bashkepunimi mes Shqiperise dhe Italise, do te rritet edhe ne fushen energjetike. Ministri i Jashtem Italian, Fratini, u shpreh dje se kompani te medha italiane kane treguar interes dhe kane marre pjese ne terren, ne Shqiperi, ne iniciativa te rendesishme, ne menyre te vecante ne centralet energjetike dhe ato hidrike. Sipas tij, ENEL (Kompania italiane per energjine) eshte gjithashtu e interesuar te diskutoje mbi te gjitha ceshtjet qe prekin energjine nukleare. "Ne jemi duke diskutuar lidhur me te, por nuk kemi dale ende ne konkluzione perfundimtare mbi dyshime te mundshme. Ne konstatojme me kenaqesi qendrimin pozitiv te qeverise shqiptare, per t'u angazhuar ne bisedime edhe per kete, por tani duket e parakohshme per te nxjerre konkluzione mbi rezultatet e diskutimeve tona", u shpreh ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›