E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/Ministrat e Mbrojtjes, Ekrem Spahia e Arjan Starova, i Turizmit, Dashnor Bajaziti

PLL dhe PBLD, perfshihen ne qeverisjen e djathte

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise jane emeruar tre zv/ministrat e rinj, duke e plotesuar kuadrin e plote te plotesimit te niveleve te dyta te qeverisjes se koalicionit te djathte bashke me LSI-ne. Keshtu, zv/ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve, legalisti Ekrem Spahia, lirohet nga kjo detyre, per t'u emeruar zv/minister i Mbrojtjes. Ne vend te Spahise, tek Turizmi dhe Kultura, eshte emeruar ish-futbollisti i shquar i Beses se Kavajas, Dashnor Bajaziti. Nderkohe qe po dje Keshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zv/ministrin e Mbrojtjes, Petrit Karabina, per te emeruar ne vend te tij kreun e PBLD, Arjan Starova. Me keto emerime te reja, kryeministri Berisha dhe mazhoranca e drejtuar prej tij, ka plotesuar nje premtim te dhene kohe me pare, sipas te cilit do te perfshihen ne qeverisje te gjithe aleatet qe kane firmosur per te hyre bashke ne zgjedhjet e 28 qershorit, sipas peshes elektorale te realizuar ne keto zgjedhje. Emerimi i Staroves dhe Spahise, si numrat dy te Ministrise se Mbrojtjes, qe drejtohet nga ministri Imami, sjell dhe perfshirjen e Partise se Bashkimit Liberal Demokrate dhe Levizja e Legalitetit ne qeverisjen e djathte. Deri me tani kane mbetur vetem perfaqesuesit e cameve te PDI-se se Tahir Muhedinit, pa u perfshire ne qeverisje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›