Itinerari i protestës se PS
Opozita e bashkuar vazhdon sot protestat ne kërkim te largimit te qeverise dhe te zgjedhjeve te parakohshme. Partia Socialiste ka bere publik dhe itinerarin e kësaj proteste. Protestuesit nga Tirana dhe ata qe do te vijnë nga rrethet e tjera te vendit për tu bere pjese e protestës se PS ne orën 16:00 do te marshojnë nga katër drejtime për t`u bashkuar ne sheshin ?Skënderbej?. Sipas selisë roze grumbullimet do te nisin ne orën 15:30 gjysme ore para protestës. Protestuesit qe do te vijnë nga ?Zogu i Zi? do te marshojnë ne ?Rrugën e Durrësit?, ndërsa ata nga Stacioni i Trenit ne Bulevardin ?Zogu i Pare?. Dy grumbullimet e tjera do te bëhen para Fakultetit Filologjik për te vazhduar ne ?Rrugën e Elbasanit? dhe pranë kryqëzimit te ?21 Dhjetorit? për t`ju drejtuar me pas ?Rrugës se Kavajës?. Turma e protestuesve do te bashkohet ne sheshin ?Skënderbej? për te marshuar se bashku ne Bulevardin ?Dëshmoret e Kombit?. Pika përfundimtare e marshimit do te jete para kryeministrisë, ku përfaqësues te Opozitës se Bashkuar do te mbajnë fjalimet përkatëse. Mësohet se fjalimi përmbyllës do te jete ai i kryetarit te PS Edi Rama. Kjo është java e ? qe opozita organizon protesta te cilat kane marre forma te ndryshme, nga organizimi ne kryeqytet deri te shtrirja ne disa qarqe te vendit. Deri tani demonstratat kane kulmuar me 21 janarin, kur protestuesit u përplasen me policinë dhe u shënuan 4 viktima mes tyre e dhjetëra te plagosur, ngjarje këto qe janë ende nen hetim.
Shpërndaje