E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ndryshon njoftimin për tubimin

Pas lajmërimit te ambasadës se SHBA ne Tirane, për te bere kujdes ne protestën e 18 shkurtit te PS, ne një tjetër njoftim zyrtar behet thirrje për kujdes edhe ne mitingun festiv qe do te organizohet nga qeveria ne datën 20 shkurt. Ambasada e SHBA ne Tirane ka korrigjuar edhe një pjese te njoftimit te datës 16 shkurt, duke hequr totalisht pjesën ku citohej se protesta e PS mund te zgjasë disa dite. Ndërsa ne njoftimin zyrtar te saj, ambasada amerikane saktëson: ?PD ka publikuar planet për një proteste te dielën me date 20 shkurt. Ambasada ende nuk ka informacione specifike se ku do te mbahet kjo proteste apo rrugët ku do te kalojnë tubuesit. Me pare tubimet masive kane përshkruar rrugët kryesore te vendit, rruga rreth parlamentit, zyrat e kryeministrisë dhe Bulevardin ?Dëshmoret e Kombit?. Ambasada amerikane u bën thirrje te gjithë qytetareve te saj te shmangin udhëtimet dhe lëvizjen ne këto zona me date 20 shkurt. Ndonëse tubimet ne Tirane kane nisur paqësore, ato janë kthyer ne te dhunshme dhe te paparashikueshme?. Ambasada e SHBA ne Tirane deklaron, se protestat janë lajmëruar si paqësore, por kujton edhe një here demonstratën e 21 Janarit, e cila degjeneroi ne dhune, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e disa te tjerëve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›