Rama: Zgjedhjet, shumë afër

I sapokthyer nga Strasburgu, kryetari i partisë Socialiste Edi Rama ka pohuar se Europa është e shqetësuar që Shqipëria ka hyre në krize të thellë, duke shtuar faktin se opsioni i PS-së për zgjedhje te parakohshme ka fituar terren. Në bashkëbisedimin me gazetaret, Rama sqaroi faktin se opozita nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe se zgjidhja e vetme, për të dalë nga kriza tashme e njohur nga ndërkombëtarët, mbetet largimi i Berishës. Por ndërsa ka sqaruar pozicionin e PS-së për zgjedhjet e 8 majit, Rama e ka cilësuar si një debat shterpe shtyrjen ose jo të tyre. Për kryetarin e partisë Socialiste, nëse kryeministri do të vazhdoje të jetë ne pushtet, atëherë i gjithë sistemi është i rrezikuar, duke filluar që nga drejtësia dhe kapja e institucioneve të pavarura. Si shembull, kryesocialisti përmendi Gërdecin.
Shpërndaje