E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit nisen drejt Tiranës

Mijëra socialiste e qytetare te thjeshte nga te gjitha rrethet kane udhëtuar drejt Tiranës, për te marre pjese ne protestën e Opozitës se Bashkuar. Nga Korça dhe Gjirokastra, dhjetëra autobusë e mjete te vogla janë nisur qe ne orët e para te mëngjesit, për shkak te largësisë me kryeqytetin. Gjate paradites kane udhëtuar drejt Tiranës edhe protestuesit e rretheve te tjera nga Fieri, Berati, Vlora, Durrësi, Shkodra etj. Protesta paqësore e opozitës kundër qeverise Berisha pritet te filloje ne orën 16:00 ne Bulevardin ?Dëshmoret e Kombit?. Mësohet se këtë radhe është parashikuar te mbahen edhe fjalime nga liderët politike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›