E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka: Ina Rama po saboton hetimet për 21 janarit

Partia Demokratike ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama se po saboton hetimet e ngjarjes së 21 janarit.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Flamur Noka ka akuzuar kryeprokuroren se po përpiqet të bllokojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së 21 janarit.
 

Sipas tij kryeprokurorja Ina Rama ecën me të njëjtën linjë si kreu i opozitës Edi Rama pasi kërkon të përjashtojë nga hetimet të gjithë përgjegjësit dhe organizatorës e dhunës së ushtruar në kryeminitri.
 

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk është hapur asnjë çështje penale për përgjegjësit e 21 janarit por vetëm për ata të cilët mbrojtën institucionet e vendit.
 

"Implikimi politik i “shoqes së bulevardit” është për të bllokuar hetimet. Ju sulmuat mbrojtësit e intitucioneve ndërkohë që organizatorëve nuk i është prekur asnjë fije floku” theksoi Noka duke shtuar se ky është një akt i papërgjegjshëm nga kryeprokurorja dhe është një cënim i hapur për sigurinë në vend.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›