Tre të plagosur në Durrës nga një atentat me armë zjarri
Durrës, 7 Shkurt NOA Një tjetër atentat ka
ndodhur pak pas atij të Vlorës, këtë radhë në qytetin tjetër bregdetar të Durrësit
ku tre persona kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri, informon
korrespondenti i agjencisë NOA.Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin
lokal ku gjenden jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Policia e cila ende nuk ka konfirmuar emrat e
të dëmtuarve, tha se ka ngritur disa postblloqe në përpjekje për të lokalizuar
dhe vënë në pranga autorët e krimit dhe zbardhjen e shkaqeve të këtij atentati.
a.a/r.b/NOA
Vijon....