E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iu gjet kanabis në fshat, pranga kryeplakut

DURRËS- Një tjetër kryeplak bie në pranga, pasi nuk ka treguar se në fshatin e tij ka qenë kultivuar kanabis sativa.
Ndalimi është bërë sot, gjatë një operacioni antikanabis të policisë së Durrësit, e cila gjeti parcela pa zot të mbjella me hashash. Sipas burimeve të policisë, në fshatin Mafsheq dhe Shqezë të malësisë së Krujës, policia ka gjetur dhe asgjësuar sot rreth 4293 rrënje bimësh të dyshuara si Kanabis Sativa.
Pasi nuk ka gjetur pronarët e tokës ku ishte mbjellë bima narkotike, (në mes të pyllit) policia ka arrestuar kryeplakun Kadri Karaj, 49-vjeç. "Ndalimi i kryeplakut u bë nën akuzën e 'Shpërdorimit të detyrës" si dhe të " Mos kallëzimit të krimit"- thanë burimet policore, duke sqaruar se ligji i detyron ata të raportojnë nëse në tokat ku janë kryepleq kultivohet kanabis.
Deri tani, bilanci i bimëve kanabis sativa të asgjësuara në Krujë arrin në rreth 20.000 rrënjë. Vetëm pak ditë më parë, në Përmet u ndalua një kryeplak dhe një kryetar komune për të njëjtën akuzë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›