E Shtunë, 31 Tetor 2026

I premton për martesë adoleshentes, e dhunon seksualisht

DHUNA SEKSUALE/ Dy vajza mbeten viktima të dhunës nga dy të rinj, përkatësisht 23 dhe 25-vjeçarë


DURRËS - Mashtron një 16-vjeçare duke i thënë se e donte dhe se do të fejohej me të dhe, pasi e fton për një xhiro, e përdhunon atë.


Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ndërsa viktimë ishte një adoleshente nga qyteti i Fushë-Krujës. Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Astrit Cemenja, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç.


Mësohet se i riu, banor në lagjen nr.14 të Durrësit, dhe adoleshentja njiheshin prej pak kohësh. Teksa kishte shkuar në Fushë-Krujë, djaloshi i ka ofruar vajzës një xhiro deri në qytetin e tij.


Por pasi kanë mbërritur në Durrës, Cemenja e ka çuar 16-vjeçaren në shtëpinë e të vëllait, ku edhe banonte dhe përkundër dëshirës së saj për t'u kthyer në shtëpinë e vet, ka ushtruar mbi të dhunë seksuale.


Pas ngjarjes së rëndë vajza është larguar nga banesa dhe i është drejtuar policisë ku ka kryer edhe denoncimin për ngjarjen e ndodhur. Adoleshentja është dërguar për një kontroll mjeko-ligjor, prej të cilit mësohet se është vërtetuar edhe dhuna seksuale e ushtruar ndaj saj.


Si rrjedhojë, është vendosur arrestimi i 25-vjeçarit Astrit Cemenja, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›