E Enjte, 5 Nëntor 2026

Iu rrëzua qeveria, Petkov akuza Rusisë për ndërhyrje

Partitë opozitare në Bullgari, GERB, MRF, “Vazrazhdane” dhe ITN arritën të rrëzojnë qeverinë e Kiril Petkovit. Në fjalimin  tij të fundit si kryeministër, Petkov akuzoi Rusinë për ndërhyrje, teksa me ironi u shpreh “i nderuar që kishte drejtuar një qeveri që u rrëzua nga Mitrofanov (ambasadori i Rusisë në Bullgari)”.

 “Ishte nder për mua të drejtoja një qeveri që u rrëzua nga Peevski , Borisov , Trifonov dhe Mitrofanova (ambasadori i Rusisë në Bullgari). Ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë. Ajo që opozita nuk e kupton ishte se në këtë mënyrë nuk mund ta fitojnë popullin bullgar. Unë premtoj se do të vazhdojmë këtë betejë për të fituar vendin tonë. Dhe një ditë do të kemi Bullgarinë pa njerëz të sunduar nga mafia, një vend normal, një vend të suksesshëm evropian. Faleminderit!”, tha Petkov.

Mocioni i mosbesimit i bërë sot në parlament nga opozita u votua me 123 vota pro dhe 116 kundër./ bnr.bg

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›