Ceremoni ekstravagante e “Pekin 2008”, Kina mbanit botën
Me një ceremoni e jashtëzakonshme që mahniti botën me spektaklin modern që ofroi, nisën zyrtarisht Lojërat e 29-ta Olimpike Verore në kryeqytetin kinez, Pekin, fiks në orën 08.08 me orën kineze, apo në orën 14:08 me atë shqiptare. 35 mijë tyta fishekzjarrësh ndriçuan qiellin dhe mbi 15 mijë performues ishin pjesëmarrës në ceremoni magjepsëse, ndërkohë që 2008 daullexhinj dhanë sinjalin e numërimit të Lojërave. 29 kolona kolosale nga ku buronin fishekzjarrë “marshuar” në qiell, në sheshin Tiananmen, duke vallëzuar shfaqje mbresëlënëse piroteknike. Shifrat e shpenzimeve janë mbajtur sekrete, por ekspertët vlerësojnë se kostoja e ceremonisë mund të jetë nga 100 milionë deri në 300 milionë dollarë, një faturë më dy herë më e shtrenjtë se ajo “Athina 2004”. Më shumë se 80 presidentë, kryeministra, mbretër, shefa shtetesh e princër ishin të pranishëm në stadiumin kombëtar të Pekinit, i njohur ndryshe si “Foleja e Zogut”, ku merrnin pjesë rreth 91 mijë shikues. Ndër emrat e mëdhenj të zyrtarëve më të atletë në botë, spikasnin pa dyshim presidenti amerikan Xhorxh W.Bush, kryeministri rus, Vladimir Putin, presidenti francez Nikolas Sarkozi, njëherësh edhe kreu i radhës së Bashkimit Europian, por edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Rreth 2.3 miliardë njerëz parashikohet se e kanë ndjekur ceremoninë përmes transmetimeve televizive. Shfaqja mahnitëse i ishte besuar regjisorit më suksesshëm të filmit kinez, teksa subjekti i shfaqjes niste që nga e kaluara historike kineze, ku performueset ishin veshur me kostume tipike nga perandoritë e ndryshme kineze. Pishtarin olimpik, i cili udhëtoi më shumë se 130 mijë kilometra në 130 qytete të botës, deri sa mbërriti në kryeqytetin kinez, e solli në “Folenë e zogut”, Li Ning, një ish-gjimnast kinez. Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit u mbyll gjatë ceremonisë, ndërkohë që 100 mijë ushtarë e policë ishin në rrugët e kryeqytetit kinez për të kontrolluar nga afër rrugët që të çonin në stadiumin kombëtar. Presidenti kinez, Hu Jintao, pohoi se Lojërat e Pekinit janë një mundësi e mirë për t’i treguar botës se solidariteti, miqësia e paqja, janë mesazhet më të rëndësishme në këto Lojëra.
Shqipëria e 105-ta
Një rekord prej 204 vendesh morën pjesë në paradën tradicionale, të cilat nuk parakaluan në alfabetin tradicional anglez, pro në bazë të shenjave të alfabetit kinez. Kështu, nëse me atë anglez Shqipëria do të parakalonte e treta pas Greqisë, atdheut të Lojërave Olimpike e Afganistanit, në bazë të alfabetit kinez, vendi ynë i përfaqësuar nga 11 sportistë (7 të kualifikuar direkt e katër me ftesa) parakaloi i 105-i. Rrjetet televizive botërore dhanë pamjet e kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe të bashkëshortes së tij, Liri Berisha, duke përshëndetur delegacionin tonë me flamurmbajtës mundësin e njohur Said Prizreni.
Liderit botërorë, nga Shqipëria te Kina
EUROPA
Shqipëria: Sali Berisha (kryeminstër)
Andorra: Albert Pintat Santolaria (kryeministër)
Bullgaria: Georgi Parvanov (president)
Bjellorusia: Alekander Lukaschenko (president)
Finlanda: Matti Vanhanen (kryeministër)
Franca: Nikolas Sarkozi (president)
Kroacia: Stjepan Mesiç (kryeministër)
Letonia: Valdis Zatlers (president)
Luksemburgu: Henri (trashigimtar)
Monako: Albert II (princ)
Mali i Zi: Filip Vujanovic (president)
Hollandë: Jan Peter Balkenende (kryeministër)
Norvegji: Harald V (mbret)
Rumania: Traian Basescu (president)
Sllovakia: Ivan Gasparoviç (president)
Qipro: Demetris Christofias (president)
San Marino: Zafferani dhe Amati (bashkëregjentë)
Serbia: Boris Tadic (president)
Zvicra: Pascal Couchepin (president)
Kina: Hu Juntaho (president)
Shtetet e Bashkura: Xhorxh Ë.Bush (president)
Algjeria: Abdelaziz Bouteflika (president)
Afganistani: Hamid Karzai (president)
Angola: Jose Eduardo dos Santos (president)
Armenia: Serzh Sarkisian (president)
Azerbajxhani: Ilham Alijeu (president)
Australia: Kevin Rudd (kryeministër)
Brazili: Luiz Inacio Lula da Silva (president)
Brunei: Sultan Haji Hassanal Bolkiah (sulltan)
Burma: Thein Sein (kryeministër)
Burundi: Pierre Nkurunziza (president)
Rep.Dem. Kongo: Joseph Kabila (president)
Xhibuti: Dileita Mohamed Dileita (kryeminstër)
Fixhi: Josaia Voreqe Bainimarama (kryeministër)
Gaboni: El Hadj Omar Bongo Ondimba (president)
Gana: John Agyekum Kufuor (president)
Guinea: Ahmed Tidiane Souare (kryeministër)
Izraeli: Shimon Peres (president)
Japonia: Yasuo Fukuda (kryeministër)
Kamboxhia: Norodom Sihamoni (mbret)
Kazakistan: Nursultan Nasarbajeë (president)
Kenia: Stephen Kalonzo Musyoka (zv/president)
Kirgistani: Kurmanbek Bakijeë (president)
Laos: Choummaly Sygnasone (president)
Madagaskari: Marc Ravalomanana (president)
Malajzia: Mizan Zainal Abidin (mbret)
Mali: Amadou Toumani Toure (president)
Mauritius: Anerood Jugnauth (president)
Meksika: Ernesto Zedillo (president)
Mikronezia: Emanuel Mori (president)
Mongolia: Nambaryn Enkhbayar (president)
Mozambiku: Armando Emilio Guebuza (president)
Timori Lindor: Jose Ramos Horta (president)
Pakistani: Yousaf Raza Gillani (kryeministër)
Filipine: Gloria Macapagal-Arroyo (president)
Rusia: Vladimir Putin (kryeministër)
Samoa: Tuiatua Tupua Tamasese Efi (president)
Sejeshelle: James Alix Michel (president)
Singapori: S. R. Nathan (president)
Sri Lanka: Mahinda Rajapakse (president)
Koreja e Jugut: Lee Myung-Bak (president)
Taxhikstani: Emomali Rachmon (president)
Tailanda: Samak Sundaravej (kryeministër)
Tonga: Feleti Vaka'uta Sevele (kryeministër)
Çadi: Youssouf Saleh Abbas (kryeministër)
Turkmenistani: Gurbanguly Berdymuchamedoë (president)
Uzbekistani: Islam Karimov (president)
Vanuatu: Kalkot Mataskelekele (president)
Vietnami: Nguyen Minh Triet (president)
“Pekin 2008” në shifra
300 milionë USD
Shifrat e shpenzimeve janë mbajtur sekrete, por ekspertët thonë se kostoja e ceremonisë shkon deri në 300 milionë dollarë.
40 mijë gazetarë
Është numri i përafërt i gazetarëve nga e gjithë bota që do të mbulojnë të gjitha veprimtaritë e Lojërave Olimpike.
40 miliardë USD
Kaq parashikohet të jetë kostoja e përgjithshme e Lojërave Olimpike kineze, 20 miliardë vetëm për fshatin olimpik
100 mijë punonjës
Kaq është numri i policëve dhe ushtarëve që patrullojnë në rrugët e Pekinit për të realizuar mbarëvajtjen e Olimpiadës.
28
Numri i disiplinave sportive, ku do të garohet në Olimpiadën kineze
10708
Numri i sportistëve që marrin pjesë më “Pekin 2008”, 11 prej tyre shqiptarë
302
Është numri i medaljeve të arta që do të marrin fituesit e garave
165
Gara për meshkuj dhe 127 për femra janë parashikuar në “Pekin 2008”
9 Gusht 2008