E Shtunë, 31 Tetor 2026

08.08.08, dita me fat për t’u martuar



Denise Becker dhe i fejuari i saj, Michael Zagari, kanë zgjedhur 8, Gushtin 2008, për martesën e tyre. Por, ata nuk janë të vetmit pasi në datën - ditën e bashkimit të tre 8-ve,(08/08/08) do të bashkojnë për fat në martesat e tyre, me mijëra e mijëra çifte ane mbanë botës, të cilët ashtu si çifti Becker - Zagari, edhe ata zgjodhën datën 8/8/08, ditën e premte, të zhvillojnë ceremoninë e martesës. Tre 8-at, sipas kalendarit kinez janë "Fati - Prosperiteti - Dashuria" dhe janë shumë të rëndësishme për nga simbolika dhe proefetizimi astrologjik . Tre 8-at, Kina i ka zgjedhur për të hapur edhe lojrat Olimpike verore, "Pekini 2008". Në Nju Jork deri tani mbi 300 çifte emigrantësh kinezë kanë parashtruar kërkesa për lidhjen e martesës më datën 8 gusht. Në tempujt budist sipas ritualeve të celebrimit nesër zhvillohen ceremonit e martesës së qindra çifteve emigrantësh kinez, të cilët zgjodhën datën 08/08/08, ditën e premte , ditën e martesës. Numri i kërkesave martesore për këtë ditë, e cila është ditë pune, është shumë e madhe, krahasuar edhe me ditët më tradicionale për martesa siç janë e shtuna dhe e diela, thonë zyrtarët njujorkezë.. Sipas tyre kjo i detyrohet grumbullimit të tre shifrave të njëjta 8 - 08/08/08, ditën e premte. Tre 8-at, sipas kalendarit kinez janë "Fati - Prosperiteti - Dashuria" dhe janë shumë të rëndësishmepër të ardhmen e këtyre çifteve. Numëri 8 është konisderuar si më i favorshmi për shumë kultura. Dhe veçanërisht ka një simbolikët të veçantë në kulturën kineze. Teta(ba) është embëlsia e dashurisë simbas sibolikës kineze, e cila në gjuhën katunare - Mandarinë lidhet në mënyrë simbolike me prosperitetin (fa) dhe e treta është ftesa për martesë. Entuziazmi i tifozëve të Lojrave Olimpike është i madh në Pekin, ndërkohë që Kina u jep fund përgatitjeve për ceremoninë e hapjes së lojrave nesër,pikërishtë më ditën e bashkimit të tre tetave - 08/08/08. Mijëra njerëz brohorisnin, ndërsa Pishtari Olimpik kaloi përgjatë Murit të Madh kinez, me ceremoni madhështore. Me mijra çifte kineze kanë zgjedhur 08/08/08 të martohen e zhvillojnë ceremoninë e martesës nesër ne tempujt budistë.

Kuriozitete

A e dini se?

Zezakët

Në SHBA 1/3 e zezakëve mes 20-29 vjeç janë në burg ose nën hetim.
Një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë duke u rruajtur dhe duke u qethur.

Dollari

Origjina e fjalës “dollar” vjen nga Roma e lashtë. Një minierë argjendi në Bohemi ishte baza kryesore për prodhimin e monedhave të Romës. Vendi ku ndodhej miniera quhej Joachimsthal dhe monedhat morën emrin “Joachimstalers”. Me kalimin e kohës shkurtimisht i quajtën “Talers”. Amerikanët dalëngadalë e deformuan në “dollar”.

Gjuhët në Indonezi

Indonezia me 216 milionë banorë flet 365 gjuhë. Bahasa Indonezia është gjuha zyrtare. Disa nga të tjerat janë Acehnese, Ambonese, Batak, Buginese, Ceramese, Dayak, Halmahera, Javanese, Minahasa, Sundanese, Sasak, Tetum, dhe Toraja.

Domatja

Domatja është fruti më popullor në botë duke ja kaluar bananes dhe portokallit.

Birrat

Sot numërohen më shumë se 20 000 lloje birrash.

Piruni

Përdorimi i pirunit për të ngrënë konsiderohej skandaloz para 1000 vitesh.

Telefoni

Në botë ka më shumë se 600 000 000 linja telefoni, por gati gjysma e popullsisë nuk ka përdorur asnjëherë telefonin.

Larja

Mretëresha Isabela e Castiljes, që financoi ekspeditën e Kristofor Kolombit, thoshte se ishte larë vetëm 2 herë në jetën e saj; Një herë kur lindi dhe herën tjetër kur u martua.

Bonoparti dhe arseniku

Napoleon Bonaparti mund të ketë vdekur nga arseniku. Në dhomën e tij qëndronte e varur një gravurë e lyer me një pigment ngjyrosës Scheele's Green (quajtur për nder të kimistit suedez që e zbuloi) që kishte përmbajtje bakri arsenit. Në vitin 1893 biokimisti italian Gosio zbuloi se nëse ky pigment merrte lagështi, lëshonte avuj helmues arseniku. Duke thithur vetëm avullin ndoshta nuk do ishte vdekjeprurëse për “korporalin e vogël" por ai ishte i sëmurë edhe me ulçër...

9 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›