Shpëtimtarja
Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante...
-E Martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset...
-E Mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij...
-E Enjte, kapiteni i anijes kërkoi që ta kalojë natën me mua....
-E Premte, kapiteni i anijes m'u kërcënua se nëse nuk pranoj të fle me të do ta fundosi anijen me gjithë 387 pasagjerët....
-E Shtunë, i shpëtova 387 pasagjerët nga anija jonë!!!
Femra e përsosur
Njeriu mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur. Kur u bë 70 vjeç, dikush e pyeti:
-"Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur."
Plaku u pikëllua shumë dhe tha: -"Njëherë isha afër një femre të tillë".
Tjetri vazhdoi: -"Po ç'ndodhi? Pse nuk u martove me të?"
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -"Ç'të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur."
Dy pyetjet
Femra e re shkon te fallxhori. Ai i kërkoi 20 dollarë dhe tha se do t’ i përgjigjej vetëm për dy pyetje që ajo mund t’i bënte.
Zonjusha e re pas mëdyshjes, megjithatë pagoi paratë dhe e pyeti:
-A nuk është tepër shtrenjtë për vetëm dy pyetje?
-Po, tepër shtrenjtë është, -iu përgjigj falltari, cila ishte pyetja e dytë?...
Harraqi
-Doktor,doktor vuaj nga amnezia.
-Që kur?
-Që kur, çfarë?!
Trashëgimtari
-A të ndihmoi ilaçi që të dhashë herën e fundit?
-Shumë! Gabimisht xhaxhai i piu ato dhe unë mbeta i vetmi trashgimtar i pasurisë së tij.
Pakënaqësia
Babai:
-Biri im, jam shumë i mërzitur me ty. Nuk më ke dhënë asnjë lloj sadisfaksioni që ditën kur linde.
Djali:
Eshtë e vërtet babi, po para se të lindja a u kënaqe?!...
9 Gusht 2008