E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret e reja, ja kush mund te behet polic

Artan Cena

Hapja e aplikimeve per kandidatet e rinj te Patrulles se Pergjithshme Speciale, ka bere qe te percaktohen dhe kriteret qe duhet te plotesojne personat qe deshirojne te ndjekin Shkollen e Policise, nga mosha 20, deri ne mbi 60 vjec. Diten e djeshme, zyrtarisht kane filluar aplikimet per efektiva te Policise se Shtetit, ne strukturen e re te krijuar dy vjet me pare dhe gazeta botoi testin fizik te plote. Sipas te dhenave, Drejtoria e Pergjithshme e Policise ka pergjegjesi qe personat, te cilet aplikojne per t'u pranuar, te perzgjidhen ne menyre te drejte, te paanshme dhe transparente, duke vleresuar me te miret. Perzgjedhja e kandidateve behet vetem mbi bazen e kritereve, standardeve te percaktuara dhe renditjes sipas rezultateve te arritura gjate procedurave te pranimit. Sipas burimeve zyrtare, kriteret e domosdoshme per perzgjedhjen e aplikantit ne kete kurs jane: te jete shtetas i Republikes se Shqiperise, te kete zotesi te plote per te vepruar, te jete ne gjendje te mire shendetesore dhe i afte fizikisht per te kryer detyren, te kete mbaruar shkollen e mesme, te jape informacionin e kerkuar ne lidhje me punen e tij te meparshme ose ndonje ceshtje tjeter, qe lidhet me pranimin e tij ne sherbimin policor. Po keshtu te mos jete denuar penalisht me vendim te formes se prere, te kete deshmi te aftesise se drejtimit te automjetit te tipit "B". Nderkaq, nuk ka te drejte te aplikoje per t'u pranuar ne polici personi ndaj te cilit eshte marre masa disiplinore e perjashtimit nga Policia e Shtetit, ose e largimit nga sherbimi civil.

Procedura e aplikimit per punonjesit e policise fillon kur kandidati ploteson formularet e aplikimit dhe i dorezon ato bashke me dokumentet e kerkuara ne Drejtorine e Policise se Qarkut. Me marrjen e formularit te plotesuar, Drejtoria i leshon aplikantit nje dokument qe verteton marrjen e aplikimit. Drejtorite e Policive pergjigjen per dergimin e formulareve te plotesuar te aplikimit ne Sektorin e Pranimit ne strukturen qendrore te personelit, ne vijim Sektori i Pranimit. Aplikantet e perzgjedhur per te vazhduar procesin e pranimit i nenshtrohen procedures se testimit sipas rendit te meposhtem; testin me shkrim, testin e aftesive fizike, intervisten me goje, kontrollin mjekesor, marrjen e shenjave te gishtave, kontrolli psikologjik si dhe verifikimin e aplikantit. Kerkesat nga kandidatet do te pranohen deri me 25 qershor 2008. Nderkohe qe pas mbylljes se aplikimeve konkurrimi me shkrim do te behet ne daten 10 korrik 2008 ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, ne oren 08:00. Nderkaq kuotat e pranimit ne Shkollen e Policise per kete vit, do te jete 150 persona. Testi me shkrim pergatitet nga Ministria e Arsimit dhe behet i ditur vetem ne momentin e caktuar prej personave te autorizuar. Nese aplikantet nuk plotesojne kushtet e mesiperme, nuk mund te shpallen fitues te gares qe ka nisur prej dites se djeshme.

1 - Testi me shkrim, dijet e pergjithshme qe ka kandidati

2 - Testi i aftesive fizike, pergatitja fizike e aplikanteve

3 - Intervisten me goje, aftesite per te menduar, analizuar, komunikuar e marre vendim

4 - Kontrolli mjekesor, nenshtrimi ndaj kontrollit shendetesor nga komisioni

5 - Marrja e shenjave te gishtave, ku kandidateve u merret mostra e ADN-se

6 - Kontrolli psikologjik, nga psikologe te licencuar per te percaktuar pershtatshmerine

7 - Verifikimin e aplikantit, nese kandidati i perzgjedhur eshte i pershtatshem

8- Te kete patente makine te klasit "B" dhe te jape informacione per punet qe ka kryer

9- Te mos jete i perjashtuar me pare nga Policia e Shtetit ose sherbimi civil


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›