E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Procesi i kartave ka deshtuar

Partia Socialiste ka shprehur dje shqetesimin per procesin e pajisjes me karta identiteti nepermjet nje deklarate per shtyp, te nensekretarit per ceshtjet ligjore ne Partine Socialiste, Damjan Gjiknuri. Ai deklaroi se kane kaluar mbi dy jave qe nga fillimi i aplikimit per karta dhe asnje shtetas, nuk eshte pajisur me nje te tille. "Pertej deklarimit zyrtar se karta merret dy jave pas aplikimit, asnje evidence ne terren nuk e mbeshtet nje deklarim te tille", ka shprehur shqetesimin Gjiknuri. Per me teper aplikanteve sipas tij, tashme nuk po u jepet me date per marrjen e ketij dokumenti identifikues, duke e kthyer kete proces me shume ne nje demagogji elektorale apo pse jo, sipas tij, ne nje genjeshter publike. Zyrtari i larte socialist ka theksuar se asnje zyrtar nuk mund te thote me saktesi, se kur do te filloje nga puna qendra e perpunimit dhe prodhimit te kartave. "Kaosi dhe misteret qe rrethojne te gjithe kete proces, hedhin drite mbi dyshimet tona te hershme, se menyra e kontraktimit dhe procedura e perzgjedhur nga qeveria shqiptare per prodhimin e kartave, fsheh abuzim, qe si pasoje sjell corganizim dhe mungese llogarie", vleresoi nensekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS. Procesi i shperndarjes se kartave te identiteti eshte nisur dy jave me pare. Nderkaq, ky proces do te filloje shtrirjen e tij ne te gjithe Shqiperine, gje qe do te behet ne ditet ne vazhdim. "Akoma deri me sot asnje zyrtar i larte shqiptar nuk di te thote me siguri se, kur do te filloje ky proces ne te gjithe Shqiperine, nderkohe qe sot po na thone se procesi do te filloje vetem ne qytetet e tjera te vendit, duke harruar si pa dashje, me qindra komuna ku jeton gati 50 % e popullsise", tha Gjiknuri ne lidhje me shtrirjen e procesit te shperndarjes ne te gjithe vendin. Pajisja me karta identiteti, per te gjithe qytetaret shqiptare do te sherbeje dhe ne plotesimin e nje prej kushteve per zgjedhje te lira dhe te ndershme. "PS eshte e mendimit se vonesat ne pajisjen e shtetasve me karte identiteti, jane nje ogur i keq per zgjedhjet duke i delegjitimuar ato qe pa filluar", nenvizoi zyrtari i selise roze. Mospajisja ne kohe e te gjithe zgjedhesve, sipas partise me te madhe ne opozite, me te pakten nje dokument te besueshem, do te vinte te gjithe procesin parazgjedhor ne pikepyetje, duke perbere keshtu nje recete te sigurt per deshtim. "Cdo deshtim ne kete proces dhe si rrjedhim, cdo implikim ne lidhje me zgjedhjet, jane dhe do te mbeten nje pergjegjesi vetem e qeverise shqiptare, te kryesuar nga Sali Berisha", theksoi Damjan Gjiknuri.

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›