Peres akuzon Sirinë
Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, pak përpara nisjes për një vizitë në Francë, akuzoi Sirinë për furnizimin e milicisë shiite libaneze Hezbollah me raketa Skud.
"Siria shprehet për paqe në një kohë kur furnizon me raketa Skud Hezbollahun, arsyeja e vetme e ekzistencës së të cilit është të kërcënojë shtetin e Izraelit", deklaroi Peres në radion publike.
“Siria mendon se mund ta lejojë botën ta shpërblejë atë, duke përdorur në të njëjtën kohë një gjuhë të dyfishtë, domethënë të thuash diçka dhe të bësh të kundërtën, kështu nuk shkon", paralajmëroi presidenti izraelit.
Mediet izraelite raportuan dje për tendosje të ashpra mes Sirisë dhe Izraelit duke, duke cituar me këtë rast disa burime arabe.
E përditshmja "Maariv" kishte gjithashtu në kryeartikullin e saj titullin "Izraeli kërcënon me sulm Sirinë", pas furnizimit të Hezbollahut me raketa Scud.