Elbasan, arrestohet juristi, akuzohet për korrupsion
ELBASAN- Një jurist në Këshillin e Qarkut të Elbasanit është arrestuar të martën në mbrëmje i akuzuar për "korrupsion pasiv".
Burime të policisë bëjnë të ditur se "u arrestua shtetasi Arsim Xhevat Berisha, 26 vjeç, i cili aktualisht punonte si jurist në Këshillit e Qarkut të Elbasanit."
Sipas policisë, Berisha akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv. Ai punonte prej një kohe të shkurtër në detyrën e juristit në administratën e këshillit të Qarkut të Elbasanit.
Berisha dyshohet se në këmbim të zgjidhjes së një çështjeje i ka marrë një shtetasi 2 milionë lekë rryshfet.
Gjatë muajve të fundit në qarkun e Elbasanit janë arrestuar shtatë zyrtarë për korrupsion dhe tre mjekë.
(e.n/ata/BalkanWeb)