Ivanov: Maqedonia nuk ndodhet në presion prej emrit
Në një takim me gazetarët në Ohër, Ivanov tha se kjo çështje kërkon durim dhe vëmendje të jashtëzakonshme, si një imponim për integrimet euro-atlantike, megjithëse sipas tij, një gjë e tillë nuk ishte parashikuar në marrëveshjen e përkohshme me Greqinë në vitin 1995.
Kreu i shteti maqedonas nuk la pa përmendur edhe lëshimet e diplomacisë së Maqedonisë në të kaluarën. Sipas Ivanovit, Greqia është duke shkelur të gjitha dispozitat nga marrëveshja e vitit 1995, ku u vendos që ajo të mos pengojë proceset integruese të Maqedonisë.