Thaçi: Kosova do të shënojë sukses edhe në OKB
“Fitorja morale, politike dhe juridike e Kosovës në GJND konfirmoi drejtësinë e historisë sonë, politikës dhe shtetit të cilin po e ndërtojmë. Ashtu si në GJND, shpresojmë se Kosova do të shënoje fitore edhe në Asamblenë e Kombeve të Bashkuar në shtator të këtij viti”, theksoi kryeministri Thaçi mbrëmë në Prizren.
Duke përkujtuar se tashmë Kosova ka hyrë në vitin e tretë të pavarësisë, kryeministri Thaçi vlerësoi se falë përkushtimit të përgjithshëm, vendi ka shënuar rezultate të lakmueshme si në planin e brendshëm, ashtu edhe ne planin ndërkombëtar.