E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: NATO dhe BE-ja alternativat tona të vetme

“Edhe pse në këtë proces jemi të penguar nga një politikë e absurdeve dhe e imponuar me dhunë, bëjmë gjithçka dhe po gjejmë mënyrën sesi t’i zhbllokojmë këto procese”, theksoi Ivanov.Presidenti maqedonas ka biseduar me përfaqësuesit e administratës amerikane për kontributin e Maqedonisë në NATO dhe ndihma që merr nga Aleanca Veriatlantike, ndërkohë që janë hapur edhe çështjet të cilat lidhen me integrimin e Maqedonisë në Aleancë. Ivanov deklaroi se është biseduar edhe për procesin i cili zhvillohet në kuadër të KB-së dhe për nevojën e dinamizimit të tij. Në takimin me ministrin britanik të Mbrojtjes, Bob Einsvort, mes tjerash, është biseduar për bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe.Ndërsa në bisedën me zëvendëskryeministrin e Federatës Ruse, Sergej Ivanov, janë hapur çështje për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, ku është theksuar se ky bashkëpunim po njeh rritje. “Me këto takime dëshiroj të theksoj se edhe pse jemi të bllokuar në procesin e integrimeve euroatlantike, ne megjithatë duhet të kemi parasysh se jemi shtet i pavarur, i cili bisedon me të gjitha subjektet të cilat mund të ndihmojnë për zhbllokimin e këtij procesi dhe i kemi të gjitha ato momente të cilat duhet të shfrytëzohen për afirmimin e Republikës së Maqedonisë dhe hapje e perspektivat që i pasojnë Maqedonisë si shtet i pavarur”, nënvizoi presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›