E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita maqedonase: “Shkupi 2014” në funksion të fushatës

Kryetari i partisë ‘Të bashkuar për Maqedoninë”, thekson se projekti në fjalë nuk është në interes të qytetarëve, pasi ai nuk mund të përmirësojë gjendjen e tyre të vështirë ekonomike.Sipas Boshkovskit, projekti “Shkupi 2014” do t’i sigurojë fitore partisë në pushtet në zgjedhjet e parakohshme që planifikon t’i shpallë së shpejti, dhe nëse realizohet, partia në pushtet do të fitojë edhe në zgjedhjet e vitit 2014. “Kjo formë e ndërtimit është veti e imperializmit, fashizmit dhe komunizmit”, deklaroi ashpër Boshkovski, duke i drejtuar edhe një pyetje kryeministrit Gruevski, se në cilën kategori bënë pjesë ai. Sipas Boshkovskit, projekti “Shkupi 2014” është megaloman për të cilin duhet të pyeten ekspertët e jo njerëzit e paguar të partisë në pushtet.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›