E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Rritja e energjisë, Prifti përgjegjës

TIRANË- Deputetet e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka e Shegush Ligori, i kërkuan Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës të ndërhyjë për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në një prononcim për mediat para Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, deputetet e PS-së deklaruan se "rritja e çmimit të energjisë do të thotë më shumë varfëri e më shumë vuajtje për shqiptarët".
Xhaçka e Ligori i bën apel ministrit Dritan Prifti të ndikojë për mosrritjen e çmimit të energjisë "në një kohë kur çmimi i energjisë ka rënë dhe nuk mund t’u shitet njerëzve shumëfish".

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në një nga prononcimet e tij publike, është shprehur se ERE është një ent publik që mbron interesat e konsumatorëve.

ERE do të publikojë nivelin e çmimit të enengjisë elektrike për të gjitha llojet e konsumatorëve me 15 dhjetor të këtij viti. Ky vendim do të merret pasi OSSH në fund të muajit shtator i ka kërkuar ERE-s të rrisë çmimin e energjisë elektrike për vitin 2010.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›