Kroacia përkujton Tugjmanin
ZAGREB- Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor dhe zyrtarë të tjerë të lartë politikë kroatë vendosën sot kurora në mausoleun e presidentit të parë të Kroacisë dhe babain e pavarësisë, Franjo Tugjman me rastin e 10-vjetorit të vdekjes.
"Që prej ardhjes së tij në krye të shtetit kroat, Franjo Tugjman kishte ëndërruar për rrugën evropiane të Kroacisë dhe tentoi ta realizonte. Mendoj se tashmë jemi në fillim të kësaj rruge'', deklaroi Kosor, ish-gazetare, të cilës Tugjmani hapi më 1995 portat e politikës.
Kroacia shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më 2011 ose 2012.
Franjo Tugjman, një nacionalist i zjarrtë, i cili drejtoi Kroacinë për nëntë vitet e para në një sundim absolut ndjekur nga shpallja e pavarësisë nga ish-Jugosllavia, vdiq më 10 dhjetor 1999, në moshën 77-vjeçare.
(m.a/BalkanWeb)