E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Nuk negociojmë për identitetin e Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se vendi i tij do të angazhohet këtë vit për të zgjidhur çështjen e emrit, por pa hequr dorë nga identiteti kombëtar. Në një takim me ambasadorët e huaj të akredituar në Shkup, Ivanov ka theksuar se identiteti dhe dinjiteti i një populli është i panegociueshëm.
"Shpresoj që fqinji ynë të jetë i vetëdijshëm se për çështjen e identitetit nuk negocion askush. Identiteti është një ndjenjë me të cilën lind njeriu dhe kjo ndjenjë është e pamundur të diskutohet në tryezë", ka pohuar Ivanov.
Presidenti ka shtuar më tej se 2010-a do të jetë viti i angazhimit të administratës se tij për integrimin e Maqedonisë në strukturat evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›