Kryqi i Kuq Kinez jep 30 mijë dollarë ndihmë për Shkodrën
Kryqi i Kuq Kinez dhuron 30 mijë dollarë ndihmë për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër.Ambasadori kinez Juling Wang u shpreh se edhe pse është një ndihmë modeste kjo tregon miqësinë që ekziston midis popullit tonë.
Ndërsa kryetari Kryqit të Kuq Shyqri Subashi u shpreh se aktet humanitare janë virtyte të atyre që i kryejnë dhe ndihma do të përdoret në mënyrë korrekte.
Gjendja e të përmbyturve në zonën e Shkodrës ka filluar të përmirësohet ditët e fundit ndërkohë që për përballimin e kësaj situate kanë ofruar ndihmë shumë shtete.