Ivanov-Sejdiu njëzëri: Thellim bashkëpunimi
Ivanov ka shtuar një darkë për presidentin Sejdiu, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të presidentit Ivanov për të marrë pjesë në manifestimin “Vera e Ohrit”.
Duke theksuar se Maqedonia paraqet për Kosovën një partner strategjik, presidenti Sejdiu tha se ''Kosova dhe Maqedonia kanë shumë pikëtakime, që lidhen si me historinë ashtu edhe me synimet e të dy vendeve për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë''.
Edhe presidenti Ivanov ka paraqitur qëndrimin se vendi i tij është i përkushtuar për ta shtuar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.
Sejdiu e Ivanov kanë theksuar bashkëpunimin e mirë që kanë Kosova dhe Maqedonia si dhe hapat për thellimin e këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë në liberalizimin e lëvizjes së qytetarëve, bashkëpunimin ekonomik e fusha të tjera.