KQZ shqyrton sot ankimimet e PS dhe PD për Fierin
KQZ vendosi paraprakisht që këto dy ankesa të shqyrtohen së bashku meqë kanë objekt të njëjtë, nisur nga kërkesa e përfaqësuesit demokrat në KQZ, megjithëse përfaqësuesi socialist e kundërshtoi duke kërkuar nga KQZ nisjen dje të shqyrtimit të ankesës së tyre, sikurse ishte parashikuar.
PD kundërshtoi dje tabelën e rezultateve përmbledhëse të KZAZ-së nr. 19 dhe nr. 20 në Qarkun Fier, duke kërkuar rivlerësim dhe rinumërim të votave, ndërsa PS pati depozituar më herët në KQZ animimin në lidhje me rezultatet zgjedhore në katër KZAZ të këtij qarku (nr. 18, 19, 20, 22), duke u shprehur për rinumërim të 9 kutive të votimit.
PD synon të ruajë mandatin e shtatë në këtë qark, ndërsa PS të fitojë mandatin e nëntë.