Solana të martën në Shkup dhe Prishtinë
Kabineti i zyrtarit të lartë të BE-së sot në Bruksel njoftoi se vizita në Shkup do të realizohet në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perendimor, që do të nisë nga data 13 deri në 15 korrik.
Fillimisht Solana do të ndalet në Beograd, ndërsa të martën pritet të mbërrijë në Shkup. Në agjendën e tij janë paraparë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe liderët e partive politike, kryesisht ato të opozitës. Në të njejtën ditë, përfaqësuesi i lartë i BE-së do të qëndrojë edhe në Prishtinë, ndërsa më 15 korrik do ta vizitojë Podgoricën.
Në ditën kur Solana do të jetë në Shkup, Komisioni Evropian pritet të propozojë vendimin për heqjen e vizave për disa vende të Ballkanit,përfshirë Maqedoninë.
Start/ina