E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov, apel për zgjedhje të liradhe demokratike

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov u ka bëtë thirrje pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore të përmbahen nga retorika, që sipas tij është e papërshtatshme për një vend demokratik.

Ai ka thënë se të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në procesin zgjedhor t’i respektojnë standartet demokratike të një vendit kandidat për në BE siç është Maqedonia, sepse “zgjedhjet patjetër duhet të jenë garë për Evropën".

"Zgjedhjet janë një moment kur të gjitha partitë përpiqen që të fitojnë pjesë sa më të madhe nga trupi zgjedhor dhe ata i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe teknikat se si të mobilizojnë sa më shumë simpatizantë zgjedhorë. Është e zakonshme në zgjedhje të ketë retorikë të papërshtatshme, kemi mundësi të shohim shumë emocione, ndonjëherë edhe dalje nga linja që duhet të respektohet”, është shprehur Ivanov në Samitin e Bashkimit Panevropian në Lindau të Gjermanisë.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›